LSI akuza qeverisë: Krimi në Shqipëri, rrezik real për vendin

483
Sigal

Një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që e renditi Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Ballkan ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ish-deputeti Përparim Spahiu shprehet se raporti tregoi se krimi po rrezikon Shqipërinë.

Spahiu: Krimi I organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikun e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion, dhe trafikim të qenieve njerëzore. Alarmi që vjen nga DASH është paralajmërim I greminës ekonomike që po rrëshqet vendi. Autori i kësaj gremine është Edi Rama dhe Rilindja.

Ndërsa nga ana tjetër n/kryteri i LSI Petrit Vasili në lidhje me situatën e rënduar ekonomike e ka drejtuar gishtin tek PPP-të.

Vasili: Koncesionet siç I njihni ju të nderuar qytetarë, paraqesin rreziqe kyçe dhe minojnë reduktimin e borxhit. Pikësynimi është pikërisht, një politikë antikombëtare për të zbrazur Shqipërinë dhe për tua bërë të pamundur jetën qytetarëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se zgjidhja e vetme për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni është mbajta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.