Rama: Marrëveshja për emigrantët nuk është antikushtetuese

45
Sigal

Kryeministri Edi Rama, për marrëveshjen me Italinë për emigrantët,- tha në fundjavë nga Italia se nëse një marrëveshje e tillë do bëhej me Francën, nuk do të kritikohej. Pezullimin e marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese, Rama e cilëson si provë që tregon se gjykatat në Shqipëri nuk janë nën kontrollin e qeverisë. “Marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese, të shohim dhe të presim me qetësi vendimin. Deri në mars është kufiri kohor, por jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më parë, sepse është marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy shteteve, sepse dy vendet duan të dinë nëse duhet të ecet para. Marrëveshja është një përpjekje për të gjetur zgjidhje, në një situatë ku është e qartë se be nuk ia del të kuptohet njëri me tjetrin për zgjidhje dhe nuk kuptohet mes vet për zanafillën e problemit. Ne duhet të luftojmë së bashku kundër emigracionit të menaxhuar nga organizata kriminale dhe të organizojmë emigracionin e menaxhuar nga vetë Europa, nga qeveritë, nga institucionet, ose kriminelët ose institucionet do ta menaxhojnë. Është nder për ne t’i japim një dorë Italisë kur na e kërkon dhe privilegj të konsiderohemi mik i veçantë i Italisë.” – tha Rama. Deklarata e Ramës u bë nga Italia ku ndodhej me ftesë të Kryeministres Giorgia Meloni, në ditët e politikës, kulturës, në kuadër të debatit në Atreju 2023.