Ironia e mjekut të njohur: Duket se qeveria ka të dhëna që virusi ka qejf të “punojë” ditën e diel!

313
COVID-19/Dite e diele, nenat dalin me femijet
Sigal

Mjeku i njohur Sotiraq Lako ka ironizua disa prej vendimeve të institucioneve lidhur me izolimin e qytetarëve.

Në një status në Facebook, Lako thotë se institucionet duhet të kenë të dhëna që ekspertët nuk i kanë dhe sipas të cilave virusi ka qejf të punojë ditën e diele.

“Protestat për Teatrin, praktikisht e rrezuan “distancimin social”. Ishte një stres që do të duheshin muaj të tërë për ta kapërcyer. Bllokimin e Liqenit me fraksione nuk e kuptova, besoj dhe shumë të tjerë! Duhet të kenë të dhëna speciale që ditën e diel, do të ketë zona ku virusi ka qejf të “punojë” dhe zona ku ka qejf të “pushojë”?”,- shkruan mjeku i njohur në një postim në Facebook.