Punësimi sezonal në Itali ku përfitojnë edhe shqiptarët

    472
    Nga sot, formularët mund të përpilohen e të ruhen në pritje të çastit të nisjes. Gjithçka on line në faqet internet të Binistrisë së Brendshme. Për të sjellë në Itali dhe për të punësuar 13 mijë punonjës të huaj sezonalë duhet pritur akoma botimi i dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare. Por nga ora 9.00 e ditës së djeshme (5 maj), punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat. Gjithçka bëhet online përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Pasi i interesuari regjistrohet në sistem, duhet të përpilojë e të ruajë formularin C. Kur të jetë e mundur të paraqitet kërkesa, do t’i mjaftojë të hyjë sërish në sistem, të hapë formularin e përpiluar e ta nisë. Kur nuk është zoti ta bëjë këtë personalisht mund të kërkojë ndihmën e shoqatave të kategorisë. Dekreti autorizon hyrjet e punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e fundit. Tek faqja e Minsitrisë së Brendshme Italiane, gjeni më shumë informacione mbi dekretin e fundit të flukseve për punonjësit sezonalë. Së shpejti do të botojmë edhe një udhëzues të ilustruar me procedurën e nisjes së kërkesave. (Kërkesa bëhet online në: Ministria e Brendshme e Italisë)
    Dekreti i flukseve që autorizon 13 mijë hyrje të reja është regjistruar javën e shkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
    – 1.500 kuota të këtij dekreti u rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë për dy vjet rresht
    – Si çdo vit, 13 mijë kuotat shpejt do të shpërndahen mes provincave sipas nevojës së tyre.
    – Italia po u hap më në fund dyert punonjësve sezonalë jokomunitarë, krahë punë vërtet për periudha të shkurtra por të domosdoshëm për bujqësinë apo për sektorin e turizmit e hotelerisë. Dekreti i flukseve që autorizon 13 mijë hyrje të reja është regjistruar javën e shkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe së shpejti do të botohet në Gazetën Zyrtare. Ja teksti i nënshkruar më 2 prill nga nënsekretari i Keyëministrisë, Graziano Delrio.
    Vetëm pas botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare ndërmarrjet do të mund të nisin kërkesat për të sjellë në Itali dhe punësuar punonjësit. Ndërkaq, mund të nisin përgatitjet: nga e marta 5 majdo të jetë e mundur të regjistrohen në faqet internet të ministrisë së Brendshme, të përpilojnë kërkesat dhe t’i ruajnë ato në pritje të çastit kur do të mund t’i nisin. Dekreti u hap dyert punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e fundit. Për më tepër, 1.500 kuota të këtij dekreti u rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë për dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare, në mënyrë që vitet e ardhshme të mund t’i sjellin sërish ata në Itali pa pritur shpalljen e dekretit të flukseve.
    Si çdo vit, 13 mijë kuotat shpejt do të shpërndahen mes provincave sipas nevojës së tyre. Ndërkaq, ministria e Brendshme dhe ajo e Punës kanë shpërndarë një qarkore të përbashkëtnë të cilën ilustrojnë përmbajtjen e dekretit dhe shpjegojnë procedurën për prezantimin e shqyrtimin e kërkesave.
    ITALI/ Çeku familjar i imigrantëve edhe për familjarët që jetojnë në atdhe
    Kush ka kartën e qëndrimit ka të njëjtat të drejta të italianëve për çeqet sociale
    – Mjaft më diskriminime me çeqet sociale. Punonjësit e huaj me kartë qëndrimi mund ta kërkojnë edhe për bashkëshortët dhe bijtë në ngarkim që jetojnë jashtë Italisë. Edhe këtë radhë është një gjyqtar që sqaron, duke kujtuar që përsa u përket shërbimeve sociale shtetasit jokomunitarë “me qëndrim afatgjatë” kanë të njëjtat të drejta të italianëve dhe të qytetarëve të BE-së. Këtë thonë normat evropiane që vlejnë mbi ato kombëtare kur këto të fundit thonë të kundërtën. Gjithçka nisi me padinë për diskriminim të paraqitur në Brescia nga gjashtë punonjës të huaj kundër INPS-it, që i kishte detyruar të kthenin çeqet e përfituara për familjarët që nuk jetonin në Itali. Kjo në bazë të ligjit të mëse një çerek shekulli më parë (nr. 153/1988), kur Italia akoma nuk ishte një vend imigrimi, ligj sipas të cilit “nuk bëjnë pjesë në bërthamën familjare bashkëshori, bijtë e qytetarit të huaj që nuk banojnë në territorin italian”. Gjykatësi, siç kërkonin gjashtë punonjësit, i ka dhënë përparësi direktivës evropiane 2003/109/BE sipas së cilës “qëndruesi afatgjatë bëzon të njëjtin trajtim të qytetarit të vendit për sa u përket (…) shërbimeve sociale, asistencës sociale dhe mbrojtjes sociale sipas legjislacionit social”. Italia e ka transpozuar atë direktivë, pa parashikuar shprehimisht asnjë përjashtim lidhur me çeqet sociale. Kështu ankesa është pranuar: “Inps – ka shkruar gjykatësja Laura Corazza në urdhëresë – ka mbajtur qëndrim diskriminues, duke penalizuar punonjësit vetëm pse janë të huaj”. Për këtë arsye institute i sigurimeve shoqërore është dënuar: jo vetëm duhet t’u kthejë gjashtë punonjësve çeqet familjare por edhe t’i japë “publicitet të përshtashëm” vendimit të gjykatës, duke e botuar atë në faqet e veta internet. Do të mjaftojë ky mësim, apo punonjës të tjerë do të duhet t’i drejtohen gjykatës për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre? (SH. I)
    Sigal