Primaret në PD, Këlliçi: Vendimi i Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit u bë realitet,fitoi demokracia

262
Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të rithemelimit të kësaj force politike Belind Këlliçi ka postuar një shenim në faqen e tij në facebook në lidhje me primaret që po zhvillohen në 6 bashki të vendit dhe ku demokratët do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për në zgjedhjet e 6 marsit.
“Mrekullia e votës së lirë!
Kjo ditë do të mbesë në kujtesën e çdo demokrati.
Për herë të parë në Shqipëri anëtarësia zgjedh kandidatët për zgjedhjet vendore.
Sot fituan demokratët. Fitoi demokracia.
Vendimi i Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit u bë realitet.
Falenderoj anëtarët e PD që morën pjesë në Primare dhe komisionerët për punën e palodhur! Falenderoj të gjithë kandidatët në Primare!
Urime nga zemra gjashtë kandidatëve fitues! Keni të gjithë mbështetjen tonë.
E sotmja na bën më të fortë! ✌🏻

Sigal