Prej 8 vitesh qyteti ukrainas në ethet e luftës

202
FILE - Ukrainian soldiers walks at the line of separation from pro-Russian rebels near Katerinivka, Donetsk region, Ukraine, Tuesday, Dec 7, 2021. Germany's refusal to join other NATO members in supplying Ukraine with weapons has frustrated allies and prompted some to question Berlin's resolve in standing up to Russia. (AP Photo/Andriy Dubchak)
Sigal

Prej 8 vitesh qyteti ukrainas Avdiyvka, jeton në hijen e një luftë të mundshme me Rusinë.

Por, kohët e fundit është shtuar frika se Rusia, e cila grumbulloi mbi 100 mijë ushtarë në anën e saj të kufirit, mund të sulmojë.

“Ka një tension të vazhdueshëm në vijën e frontit, ne nuk ndjejmë asnjë kërcënim shtesë tani pasi jemi vazhdimisht nën kërcënim. Jemi gjithmonë në gatishmëri të plotë luftarake dhe mund të luftojmë çdo sulm armik nëse ata lëvizin në drejtimin tonë”, u shpreh toger i lartë Toger Tatiana Zaritska.

Togeri 25-vjeçar Serhiy, i cili ka qenë në vijën e parë të frontit me Brigadën Ajrore që nga viti 2018, nuk beson se Rusia do të guxojë të nisë një pushtim.

“Ne jemi gati për çdo zhvillim. Ushtria ukrainase është në luftë me agresorin rus që nga viti 2014. Jemi të stërvitur, dimë taktikat e armikut, kemi një motiv shumë të lartë, jemi në tokën tonë, populli ukrainas është me ne”, shprehet ai.

Ndërsa Moska i ka mohuar vazhdimisht planet e saj për të pushtuar dhe ka thënë se grumbullimi i trupave është pjesë e dislokimit rutinë, frika nga pushtimi rus mbetet real, veçanërisht këtu në pozicionin e ushtrisë ukrainase,  vetëm 500 metra larg pozicionit të armikut.