Policia italiane kap mat shqiptarin, shoku i tij theu tualetin për të fshehur armën (FOTO)

214
Sigal

Një shqiptar i kërkuar për trafik droge në Itali është arrestuar nga policia fqinje. 37-vjeçari, që banonte në Valletri, prej javësh ishte fshehur bashkë me të dashurën e tij italiane në një apartament me qira në Lido.

Policia për të shmangur arratisjen e tij, rrethoi rezidencën në orët e para të së martës duke e neutralizuar brenda në banesë. Po ashtu në banesë u gjet edhe një tjetër shqiptar pa dokumenta.

Ai u përpoq të fshihte një pistoletë gjysmë automatike me 12 fishekë, duke e hedhur në kanalin e ujërave të zeza, pas shkuljes së tualetit.

Karabinierët gjetën armën, të cilës i ishte fshirë numri serik. Kërkimi i mëvonshëm çoi gjithashtu në zbulimin e një maske fytyre latex, një thike çelësi dhe një peshore elektronike.

37-vjeçari u dërguan në burgun e Ankonës, ndërsa bashkatdhetari me burgun e Fermos.

Në seancën e vlerësimit, të mbajtur këtë mëngjes në Gjykatën e Fermo, mbrojtja e 23-vjeçarit negocioi dënimin me 1 vit burgim dhe një gjobë prej 1,500 euro. Mbrojtja e 37-vjeçarit në vend të kësaj kërkoi kushtet në mbrojtje për një seancë me procedurën e shkurtuar.