Kanë dozat, por u mungojnë shiringat, ja kush është shteti që rrezikon procesin e vaksinimit

212
Sigal

Japonia ka marrë dozat e vaksinës Pfizer kundër Covid, por po has një problem shumë të madh, pasi mungojnë shiringat. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i Shëndetësisë.

Japonia më herët tha se kishte vaksina për 72 milionë banorë, por mungesa e shiringave bën që ato të dalin jashtë përdorimit.

Megjithatë 60 milionë njerëz do të vaksinohen. Zyrtarët kanë nxitur prodhuesit e pajisjeve mjekësore të rrisin prodhimin e shiringave speciale pasi Japonia synon të fillojë vaksinimin e punonjësve shëndetësorë nga 17 shkurti.

Faza e parë do të jetë një studim për të verifikuar sigurinë e vaksinës përpara se të fillojnë vaksinimet për rreth 36 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e më shumë, nga prilli.

Japonia ka gjasa të miratojë vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim emergjent që nga java e ardhshme.