Çështja e detit në Hagë/ Ministri i Jashtëm grek, Dendias: Greqia dhe Shqipëria kanë hapur një kapitull të ri

156
Sigal

Greqia dhe Shqipëria hapën një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendimin e tyre për të referuar caktimin e zonave të tyre ekskluzive ekonomike (EEZ) në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, tha Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në debat të zhvilluar Online ditën e sotme.

“Ky vendim është shembull se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët përqendrohen në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë,” tha ai në fjalën e mbajtur në forumin me temë: “Marrëdhëniet Shqipëri & Greqi-Çfarë mendojnë qytetarët”, mbajtur nga Fondacioni Helenik për Politikën e Jashtme Evropiane.

Dendias gjithashtu iu referua lidhjeve historike midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe kontributit të pakicës etnike greke në vend, si dhe kontributit të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi “në krijimin e një ure të fortë miqësie midis dy vendeve”.

Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë, raporton “Ekathemerini”.