PhD Enertila Bekteshi: Si të flasim me fëmijët për koronavirusin

789
Sigal

PhD Enertila Bekteshi

Psikologe Klinike

‘Fëmijët shqetësohen më shumë kur mbahen në errësirë’

Rachel Ehmke

Fëmijët mund të shqetësohen për mënyrën sesi virusi mund të prekë jo vetëm ata, por edhe familjen dhe miqtë e tyre.

Për të ndihmuar në minimizimin e frikës së tyre, është e rëndësishme që të mos e shmangim temën dhe t’u sigurojmë atyre fakte dhe siguri në mënyrë të qetë.Duhet të përpiqemi të përpunojmë çdo frikë që mund të kemi përpara se të flaisim me fëmijët tanë. Nuk duhet që fëmijët tanë të ndjehen sikur bota është aq e frikshme. Në varësi të moshës së fëmijës tuaj, ju gjithashtu mund të thoni diçka të përshtatshme me situaten. Ajo që është më e rëndësishmja është që të dëgjoni shqetësimet e fëmijës tuaj, të vërtetoni ndjenjat e tyre dhe ta mbani të hapur komunikimin.

Siguroni fëmijën tuaj që të jeni në dispozicion për të folur me ta. Edhe nëse nuk jeni të sigurt se si t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre, ju mund t’i siguroni ata duke thënë mbeshtetjen nga ana juaj.Është mirë që ti kujtojmë fëmijët tanë se shumë nga specialistët e shëndetit mjekësor po menaxhojnë sa më shumë situatën e krijuar. Fëmijët e vegjël veçanërisht mund të mos e kuptojnë plotësisht COVID-19 ose komplikimet e tij, por prapë mund ta përdorni këtë si një mundësi për t’i mësuar ata në lidhje me rëndësinë e larjes së duarve dhe higjenës për të qëndruar të shëndetshëm.

Fëmijëve të vegjel u duhet folur pëe: Praktikimin i higjenës së duhur të duarve Mos prek sytë, hundën dhe gojën Kolliteni në bërryl tuaj dhe mbuloni hundën dhe gojën kur teshtitni Ne e dimë që fëmijët janë mjaft elastikë.Është e rëndësishme të dini se fëmijët ushqehen nga ankthet dhe shqetësimet tona. Modeloni sjelljet e shëndetshme duke etiketuar emocionet tuaja dhe duke komunikuar sesi trajtoni stresin dhe ankthin tuaj. Për më tepër, sigurohuni që jeni duke praktikuar vetë-kujdesin.

Nëse fëmijët pyesin për maska për fytyrën, shpjegoni se ato nuk janë të nevojshme për shumicën e njerëzve. Nëse fëmijët shohin njerëz të veshur me maska për fytyrën, shpjegoni se ata njerëz po tregohen shumë të kujdesshëm.

Mos ofroni më shumë detaje nga sa interes ka fëmija juaj.Shprehuni fëmijëvë tuaj se duhet të flenë të qetë. Tregoni femijës tuaj se kjo sëmundje është e ndryshme nga një ftohje sepse është e re, por njerëzit po përpiqen me të vërtetë për t’u siguruar që nuk përhapet, dhe ata trajtojnë njerëz të sëmurë.

Është shumë e rëndësishme që në këto ditë të behemi nje model I mire dhe nëse kemi vështirsi të marrim kontakt të menjëhershëm me specialistin përkatës qoftë ky mjek ,psikiatër apo psikolog.