Suplementi Pena Shqiptare/ Simon Mirakaj: Si ka mundësi?

183
Sigal

 

Gjeton e caktojnë mësues në një fshat të thellë të Dukagjinit. Megjithë vështirësitë, Gjeto i apasionuar në mësim fillon detyren.Te nxënësit e tij, mësuesit i bjen në sy një fëmijë që sapo i kishte mbushur 6 vjeçët e dallohej për inteligjencën mbi fëmijët e tjerë. Shpesh i afrohej mësuesit e i kërkonte që ta pyeste në shumëzimin e numrave me dy e tre shifra. Mesuesi e pa që kishte të bënte me një fëmijë gjeni në matematikë. Kur mesuesi i jepte me shumëzu numra me dy apo tre shifra përgjigja nga fëmija ishte shumë e shpejtë e shumë e saktë. Mësuesi filloi të shkruajë te gazeta ‘Pioneri’ e gazeta ‘Mësuesi’. “Njihuni me Niken dhe ju! Kryeredaktor i gazetës “Mësuesi” ishte profesor Bedri Dedja, i cili e botoi artikullin e shkruar nga mësuesi. Gazeta “Mësuesi” i bie në dorë shokut Ramiz Alia. Shoku Ramiz thërret profesor Bedri Deden ku e urdhëron që të shkojë bashkë me dy tre profesorë për të verifikuar nëse ishte e vërtetë që mësuesi kishte zbuluar një gjeni. Ekipi niset për në fshatin e largët. Me të arritur në qendrën e fshatit lajmërojnë mësuesin që bashkë me vocrrakun të shkojnë në qendër. Profesorët filluan të testojne fëmijën , dhe panë që fëmija ishte gjeni: ishte më shumë sesa shkruante mësues Gjeto. Me të mbërritur në Tiranë ekipi ve në dijeni shokun Ramiz se kishin të bëjnë me një gjeni. Shoku Ramiz bën me dije shokun Enver Hoxha. Shoku Ramiz i thotë profesor Bedri Dedes që në orën 10- të të jenë te Komiteti Qendror se i pret shoku Enver. Në orën 10 mësuesi me fëmijën gjeni e profesor Bedri Deden paraqiten te shoku Ramiz Alia, i cili njofton shokun Enver se mësuesi e fëmija gjeni janë prezent. Shoku Ramiz, profesor Dede, mësuesi me Niken e vogël në zyrën e diktatorit, i cili jep disa porosi mësuesit që të kishte një kujdes të veçantë për Niken. Kur po afronte fundi i takimit shoku Enver i drejtohet me një pyetje mësuesit që shtangu të pranishmit:-Ky fëmi i din emrat e anëtarëve të biros? Mësuesi shtangu! Ndërhyri menjëherë profesor Bedri Dede, i cili ju përgjigj se fëmija ende nuk ka filluar shkollën se për shkak të dimërit të ashpër bëjnë shkollën verore. Mësuesit i kishin hyrë të dridhurat kishte një parandjenjë se diçka do t’i ndodhte. Sigurimi filloi të gërmojë për të gjetur se kush ishte ky mësues, që nuk i ka mësuar fëmijës emrat e anëtarëve të Byrosë. Mbas gjashtë muaj kërkimi, sigurimi zbuloi se mësuesi ishte jo i denje për të mësuar fëmijët mbasi kishte biografi të keqe. Mësuesin e pushojnë nga puna e në krye të vitit e arrestojnë me akuzën agjitacion e propogandë e dënojnë me 7 vjet burg. E dënuan me fletë të bardhë. Nuk pranoi akuzën. E nisin për në burgun e Spaçit Gjeton, ndërsa familjen ja internojnë në një fshat të Pukës. Nga burgu i Spaçit nisën disa të burgosur drejt burgut të Ballshit nder keta te burgosur qe do shkojne ne burgun e Ballshit ishte dhe Gjeto. Në burgun e Ballshit ishin tre kapanone thotë Gjeto. Dy ishin me njerëz të sëmurë, të gjymtuar nga miniera në Spaç, të dy kapanonet ishin plot, Në kapanonin tjetër ishin revizionistët. Më futën në kapanonin me revizionistët. Aty ishin ish ministra, zv/ministra, gjenerale, ambassador dhe  më i vogli isha unë mësues. Burgu i Ballshit ishte shumë i rëndë .Ushqimi ishte mizerje. Po mos të ndihmonte familja mbaroje. Ajo që më bënte përshtypje në kapanonin ku unë rrija me revizionistët të gjithë lexonin veprat e shokut Enver. Një ditë thotë Gjeto po shëtisja në oborrin e burgut me kushëririn Ded Gjon Markagjonin. Erdhi ora me shku në kapanon me marrë drekën: kur afrohem me hy në kapanon me marrë gavetën te dera qëndronte Dashnor Mamaqi, i cili kur u afrova me thotë: “Gjeto mos rri me atë? Pse i them? Sepse ai është armik, -Po ne të gjithë armiq jemi këtu! Pastaj Deda është dënuar 10 vjet, ti je dënuar 20 vjet! Kush është më armik? Kur hyra brenda pothuajse të gjithë kishin në dorë veprat e Enver Hoxhës duke i lexuar. Ndërsa Dashnor Mamaqi i shkruante letër diktatorit ku i kërkonte që në burgun e Ballshit të zbatohej lufta e klasave se ne nuk jemi njëlloj me ballistët. Ndërsa M.Zeqishti ju lexonte gjithë kënaqësi veprat e diktatorit dhe i tërhiqte vërejtje ndonjerit që nuk i dukej se e ndiqte me vemendje. Tani këta ishin të gjithë të dënuar me nga 20-25 vjet burg thyer dhëmbët, nëpër hetuesira dhe kërkonin që të zbatohej lufta e klasave, mos rri me atë se është armik! Kjo tregon sipas arsyetimit tim se këta nuk kanë qenë kundra Enver Hoxhës, por ka qenë Enver Hoxha kundra tyre! Këta rrinin në rradhë për të futur kokën në gijotinë nga Enver Hoxha (nuk janë të pakët ata që e vunë kokën në gijotinë) e disa të tjerë u kalbën në burgje, ju shkatërroi familjen, e prap megjithëse në ferr diktatori ishte frymëzimi i tyre. Kur unë e pyeta se të gjithë ishin me këto koncepte? Jo! Dallohej Edip Ohri, Anton Sheta,Vasil Kati ishin njerëz serioz. Si spjegohet kjo? Të shkatërron jetën e t’i thuash mirë ma ka bërë! Këta ishin të quajturit Revizionist! Si depersonalizoi njeriun komunizmi e degradoi. Njerëz pa dinitet. I nderuari Gjeto Vocaj ka botuar një libër që titullohet “Takimi fatal me diktatorin”, ku shtjellon ngjarjen.