Përplasje fizike mes deputeteve/ Gjylameti shtyn Elda Hotin

57
Sigal

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka pasur përplasje fizike mes deputeteve.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka shtyrë deputeten e Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Kjo ka ndodhur në momentin kur Hoti hyri në ambientet e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit.

Deputetët demokratë nuk pranuan të largohen nga mbledhja dhe vijojnë trë qëndrojnë në sallë, ndërkohë që mbledhja po zhvillohet online.