Një mënyrë e re për të “vjelur” para? 30 mijë lekë gjoba për maskat

358
Sigal

Duke filluar nga e enjtja (15 tetor) e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda. Ndërsa që pas të enjtes cilido që nuk do të mbajë maskën në rrugë do të gjobitet. Gjoba do të jetë në masën e 30 mij lekëve.

Do të jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë OSHE përmes faturës të energjisë elektrike.