Apeli i mjekëve: Prindërit të shqetësohen më shumë për fruthin se për koronavirusin

275
Prindërit duhet të jenë më të shqetësuar për fruthin sesa për koronavirusin gjatë këtij dimri. Kështu paralajmëron një prej mjekëve pediatër më të mirë në Britaninë e Madhe.
Sigal

Profesori Russell Viner tha se do jetë skenari më i keq në rast se do ketë një shpërthim.

Paralajmërimet e tij vijnë në kohën kur thuhet se vaksinimi i fëmijëve për fruthin ka njohur një rënie prej 20 përqind.Ai tha se është më e rëndësishme që fëmijët të mbrohen nga sëmundje vdekjeprurëse, por që mund të parandalohen.

“Jam më i shqetësuar për fruthin sesa për koronavirusin. Këto sëmundje mund të vrasin fëmijët, ndërsa ata kanë shumë pak gjasa që të sëmuren rëndë nga koronavirusi, le më që të vdesin prej tij”.Fruthi është zhdukur në shumë vende të botës, por mungesa e vaksinimit të fëmijëve nga frika se vaksina sjell efekte anësore është kthyer në shqetësim vitet e fundit.Kujtojmë se Shqipëria është ndër vendet problematike sa i përket problemit të fruthit.