Nëse ende nuk po e gjen dot dashurinë, me siguri po bën këto 5 gabime

36
Sigal

Teksa dëgjoni histori të reja ndarjesh apo dështimesh në aspektin e ndjenjave, e gjithë kjo ju bën të humbisni shpresën apo le të themi dëshirën për t’u rikthyer në lojë! Mund të jetë fati i keq, por mund të jetë edhe faji juaj! E kemi fjalën për dashurinë që ende nuk ka “trokitur” në jetën tuaj!

Por, si ka mundësi që ende nuk e keni gjetur njeriun e zemrës? Me siguri që jeni duke bërë një nga këto pesë gabime të zakonshme.

Nëse ende nuk po e gjen dot dashurinë, me siguri po bën këto

Ky është momenti të njiheni me to!

#1 Vazhdoni të kërkoni të njëjtin tip: Duket sikur nuk doni të mësoni kurrë nga gabimet. Sapo një histori e gabuar përfundon, filloni të kërkoni saktësisht të njëjtin lloj personi. Ky është një gabim, në fakt.

#2 Bëni shumë lojëra: Njerëzit tepër të ndjeshëm apo egoistë nuk janë të veçantë. Teoria e “ai/ajo është ndryshe” duhet të kishte “vdekur” me kohë. Çdo person është i veçantë dhe të gjithë ne kemi kaluar momente të vështira në jetë. pak a shumë momente të vështira në jetë. Ju mund të bini në dashuri, por mendoni se shpesh gjërat më të thjeshta ju bëjnë më të lumtur.

Nëse ende nuk po e gjen dot dashurinë, me siguri po bën këto

#3 Jeni në një cikël toksik: Problemi është se ju jeni bërë i/e varur nga drama e dashurisë. Të gjesh një marrëdhënie të shëndetshme dhe normale nuk është e lehtë, sidomos nëse jep kontributin tënd në vështirësi.

#4 Vazhdoni të justifikoni sjelljet e gabuara: Nëse ata ju trajtojnë keq dhe ju bëjnë të ndiheni keq, ata nuk janë personi i duhur për ju. Mos i mbroni përpara miqve dhe familjes sepse kështu thjesht futeni në telashe.

#5 Ti bëhesh nëna e tij: Dashuria e bazuar në varësi nuk është e shëndetshme. Ju nuk jeni as nëna, as shërbëtorja e tij/saj.