Sigal

Izraeli është shteti që do të oganiojë këtë vit festivalin e këngës “Eurovision Song Contest”.

Eurovision Song Contest ka zgjedhur Tel Avivin që të presë vitin e ardhshëm ngjarjen më të madhe muzikore, përkundër faktit që qeveria izraelite më herët deklaroi se ngjarja do të mbahet në Jerusalem.

Kryeministeri izraelit, Benjamin Netanyahu, më herët kërkoi që gara muzikore të mbahej në qytetin e shentjë si pjesë e fushatës së qeverisë për njohje globale të Jerusalemit si kryeqytet.Izraeli e fitoi garën vitin e kaluar me anë të këngëtares Netta Barzilai, e cila ja fitoi të drejtën vendit të saj që të jetë nikoqir i edicionit të Eurovision 2019.

Por, pas reagimeve të këqija të hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalemdy ditë më vonë dhe brengave për bojkot ndërkombëtar, që ka bindur artistët në të kaluar të anulojnë performancat, Izraeil ka hequr dorë nga kërkesa për të mbajtur këtë ngjarje në Jerusalem.

Bordi eksekutiv i Eurovisionit, ngjarje që u shikua nga 200 milionë njerz vitin e kaluar, tha të enjtën se transmetuesi publik izraelit, Kan, po ashtu ka kërkuar Jerusalemin dhe portin e qytetit të Eilat në Detin e Kuq si vende të mundshme të mbajtjes së ngjarjes.

“Të gjitha propozimet ishin shembullore, por në fund vendosëm Tel Avivin pasi ka strukturën më të mirë të përgjithshme për të mbajtur ngjarjen më të madhe muzikore ‘live’ në botë”, tha Jon Ola Sand, supervizori ekzekutiv i EBU, që edhe sponsorizon ngjarjen.

Zakonisht Eurovison organizohet nga kryeqytetet, por kërkesa e Izraelit për Jerusalemin nuk është e njohur ndërkombëtarisht dhe shumica e fuqive perëndimore duan që të arrihet një marrëveshje paqësore.

Në të kaluarën Jerusalemi e ka organizuar dy herë këtë ngjarje, së pari në vitin 1979 dhe më pas në vitni 1999 pai Dana International fitoi me këngn “Diva”.

Mediat izraelite pohuan se EBU kërkoi nga qeveria izraelite që të garantojnë hyjren e njerëzve pavarësisht nga qëndrimet politike dhe fetare.

Finalja e madhe e Eurovision 2019 mbahet 18 maj të vitit të ardhshëm.