Makina përplas për vdekje 60-vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi

233
Sigal

Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të shtune.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

60-vjeçari dyshohet se është përplasur me makinë nga N. K., 71 vjeç, rreth orës 05:20.

Këmbësori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve ndërsa shoferi i mjetit tip “Benz” është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.”