Mourinho: Reali dhe Barça mund ta fitojnë titullin pa u lodhur

    388
    Jose Mourinho thotë se Real Madridi dhe Barcelona duhet të angazhohen vetëm në katër ose pesë ndeshje për ta fituar titullin e La Ligas.
    Gjatë qëndrimit trevjeçar në Santiago Bernabeu, portugezi e fitoi një herë titullin e Spanjës, ndërsa thotë se dy gjigantët spanjollë nuk do të mund ta dominonin Ligën Premier ashtu siç bëjnë në kampionatin spanjoll. 
    “Kam qenë në Spanjë, por nuk më ka pëlqyer. E fitova një titull me rekord në Spanjë me 100 pikë dhe 121 gola, mirëpo u angazhuam vetëm në tri ose katër ndeshje gjatë gjithë sezonit. E humba një titull me 92 pikë, por sërish luajtëm vetëm në katër apo pesë ndeshje gjatë sezonit. Është një dallim shumë, shumë i madh ndërmjet të mëdhenjve dhe të tjerëve”, është shprehur Mourinho për talkSPORT.
    Sigal