Sipas librit të tij “Ditari i shpirtit” që burojnë nga një shpirt i pastër i një fëmije jetim që i digjet xhani për nënën, që nuk e ka njohur kurrë. Ky është shpirti i një burri të mirë, të sinqertë, siç ishte në fakt ai. Një shok me komunikim të ëmbël dhe një burrë zotni. Me të kisha disa vjet që pija kafe, kisha një kënaqësi kur me fuste krahun, edhe pse shokët e përbashkët duke bërë shaka i thoshin: kujdes se luani është i djathtë. Ndërsa ai me fisnikërinë e tij që e karakterizonte më shoqëronte për në kafe përditë, e me biseda të këndshme, ky burrë Prongjit të bënte për vete, me bukurinë e botën e tij shpirtërore dhe atë fizike. Një shpirt shumë i ndjeshëm, i mbetur jetim, që edhe kur pa botën, nuk e njohu nënën.
Në jetë nuk u zhgënjye, se kudo që shkoi, në Gjirokastër, Fier, Shkodër, Tiranë etj., gjeti ambjent të ngrohtë e njerëz të mirë, se edhe vetë ai ishte simbol i urtësisë e mirësisë me aftësi profesionale.

Kishte motra e vëllezër më të mëdhënj, të cilët i respektonte pa masë, por edhe fisi i tij, miqësia e sidomos kunatat e njerka u rrethuan me dashuri reciproke.
Paçka se fatkeqësitë nuk e lanë rehat. Por me kurajo e fisnikëri, guximtarët fituan.
Siç thashë më lart, Xhevat Lluri ishte një shpirt i ndjeshëm, që vlerësonte dhe i respektonte njerëzit. Edhe me detyrat në punën delikate e fisnike ishte shumë korrekt. Kudo që shkoi e punoi, bëri e gjeti shokë e miq të shumtë në të gjithë Shqipërinë.
Në librin: “Ditari i shpirtit”, zoti Lluri jep dhe një homazh për ata njerëz që i kanë dhënë dorën e është ngritur për në rrugët e jetës. Ata e kanë përkëdhelur me dashuri tradicionale të Labërisë, të Prongjisë e të fisit të burrit e të luftëtarit të vjetër Majko Llurit.

Në libër, autori tregon për bëmat e këtyre burrave të krahinës, si trimi Bajram Prongjia, Çerciz Topulli me shokë dhe Majko Llurrin, që e furnizonte çetën luftarake dhe luftonte bashke me ta. Shkruan për ato gra kapedane, që lindën ata trima, mbanë shtëpi e fëmijë e kur e bie fati kanë luftuar njësoj si burrat. Libri i bukur me shpirt, një simfoni e bukur, për natyrën e krahinës së Prongjisë, për njerëzit që i kanë dhënë jetë e gjallëri me ngjyra të ndezura kësaj krahine e gjithë Shqipërisë. Atje në Prongji, të Xhevat Llurrit, të duket se dita e nata janë më tjetër. Ai vend është i bekuar nga zoti e nga bëmat e njerëzve të mirë, të dashur me shoshoqin e me bëma atdhetarie si dje në luftë, dhe sot për ndërtimin e jetës së re. Me jetën me këto virtyte e cilësi njerëzore që kanë këta lebër, me këtë vënd të bukur edhe të ndërtuar nga dora e këtyrë njerëzve, të forcohet bindja se këtu ka zbritur vetë Perëndia për ta bekuar. Këto cilësi të dukshme përshkruan miku ynë Xhevat Lluri, me dashurinë që e karakterizon për njerëzit e për vëndin e tij, Prongjinë ku ka lindur, ku kaloi fëmininë e vështirë e mallëngjyese, por të paharruar. Në Prongji, Xhevati shkon me mall, takon njerëzit, shokë e miq, vëndin e tij, shtëpitë e sokakët e fshatit, presin kodrat e malet me borë, varret e të parëve të tij, ku dhe ajri duket më tjetër, i shton jetën dhe mbushet me krenari. Qëndrimi në fshat e çon Xhevatin në ëndrra të largëta, ku rri e shplodhet nën hijen e pemëve shekullore. Kjo është Prongjia e Xhevat Llurit që e ka hedhur me dashuri në faqet e këtij libri, një njeri me botë shpirtërore të pastër e të vuajtur, me zemrën e madhe të një jetimi, një fëmijë që i çau rrugët e vështira të jetës, të armatosura me dashurinë për jetën dhe njerëzit, një atdhedashës për vendin e tij Prongjinë dhe njerëzit që e rrethonin në të gjithë Shqipërinë, sidomos për ata që e mbështetën në rritjen e tij që nga fëmijëria,vëllezërit, motrat dhe njerëzit e tjerë në fshat, Xhevat Lluri ju është përgjigjur me dashuri reciproke, ky njeri i mirë, mik i të gjithëve e sidomos miku im e kaloi pjesën e fundit të jetës së tij, relativisht të re, në Tiranë, si një zotni i nderuar e i rrespektuar. Ka lënë tre vajza, si tre qershi të një dege, në punë të tyre, në rrugët e jetës, njëra më e mirë se tjetra. Një libër i ndërtuar bukur me dashuri edhe për një familje model, me një grua të denjë, me vlerat e treguara me dashuri nga autori, për Lejlën e tij të dashur. Të kënaqur shumë do kenë fatin ata që do lexojnë këtë libër dhe unë që e kam patur një mik dashamirës, dhe shumë të tjerë, që për Xhevat Llurin, kemi patur një respekt reciprok. Edhe pse më tha që jam më mirë, në fillim vitin 2021, u gëzova shumë, por fati kish vendosur të kundërtën dhe njeriu fatin nuk e zhbën dot. Ndërroi jetë në marsin e vitit 2021, në Tiranë. Gjirokastriti Prongjiot, Xhevat Majko Lluri, ky fisnik në pamje e në shpirt, lindi më 15 qershor 1939, në një familje me tradita të lashta patriotike, me kontribute në kohëra të luftrave për liri, që nga të parët e tij në breza! I ati Majko Lluri, me çetën e trimit Çerçiz Topulli, e të tjera e me pjesëmarrje në luftën për çlirim, me gjithë familjen Lluri, me djem, burra e gra, në luftë me ushqim e strehim. Me çlirimin e vendit, ku të parët e tij treguan atdhedashuri e trimëri, Xhevat Lluri u kompletua me dije duke u arsimuar në shkollat e larta të vendit, me punën si një njeri i aftë e qytetar i përkushtuar, ballë për ballë me vështirësitë që i dolën në armën inteligjente, e tregoi veten. Ai ndërtoi një familje model së bashku me gruan fisnike të tij dhe tre vajzat që u bënë lumturia e tyre. Ka botuar disa libra si “Prongjia dhe banorët e saj” dhe la për të prasmit:”Ditari i shpirtit ”.Edhe pse në një takim në kafe në ditët e janarit 2021, gëzohej që ishte më mirë, në marsin e atij viti, Xhevat Majko Lluri dorëzoi shpirtin e tij të bukur. Ne ngelëm me dashurinë që na la vetë, dhe me kujtimet e mira të Xhevatit nga Prongja. Këto i shkruajta duke lexuar
librin :”Ditari i shpirtit ”.






















