DALIN PAMJET/ “G-Class-i” vjen me shpejtësi, përplas çiftin dhe fëmijën

243
Sigal

Janë publikuar pamjet e aksidentit tek kompleksi ‘Delijorgji’, pak orë më parë. Siç shihet edhe nga pamjet, çifti ka qenë duke kaluar rrugën me fëmijën e tyre tre muajsh në karrocë, kur G-Class, ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

Menjëherë kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm persona të lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentn ia ka mbathur.