Shoferi me patentë të hequr aksidenton një familje me fëmijën 3-muajsh, ja gjendja shëndetësore e të plagosurve

162
Sigal

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku një makinë luksoze ‘Mercedes GL’, ka përplasur një familje në rrugën e ‘Kavajës’.

Mësohet se automjeti ka përplasur babain, nënën dhe foshnjen 3 muajshe që ndodhej në karrocë. Shoferi lëvizte me shpejtësi në rrugë, ishte pa patentë pasi i ishte hequr disa javë për shkelje të rëndë.

Anëtarët e të njëjtës familje kanë qenë duke kaluar rrugën me semafor jeshil, në momentin që janë përplasur nga automjeti luksoz, i cili ka përfunduar më pas në trotuar.

Nga raportimet mësohet se A.K dhe V.K, prindërit e foshnjes 3 muajshe jane në mjekim dhe ekzaminim intensiv, kurse fëmija është jashtë rrezikut për jetën.