Landfilli: SPAK “troket” te kompania që gëlltiti 15 milion euro në Porto Romano

448
Sigal

Pas 1 viti nga nisja e hetimeve për aferën e mbylljes së landfillit të Porto Romanos dhe krijimin e EKO Park, SPAK ka trokitur tek firma “Vicktoria Invest Internacional Shpk. Lidhjet me ortakët e inceneratorëve, dhe projekti që do prek së shpejti edhe Vlorën. Zbardhet edhe një tjetër skandal me transfertat e plehrave: 84-vjeçarja qarkulloi 5 mln euro të cilat u tërhoqën nga bankat dhe ikën në drejtim të paditur

SPAK “troket” te kompania që “gëlltiti” 15 milionë Euro te landfilli i Porto Romano-s

Pas 1 viti, nga nisja e hetimeve për aferën e mbylljes së landfillit të Porto Romano në Durrës dhe krijimin e një “ECO Park” mbi të, SPAK ka “trokitur” te firma “Victoria Invest International Shpk”, me pronar Fatmir Kuçin nga Elbasani.Sipas informacionit, përveç dokumenteve të tenderit 15 milionë Euro për landfillin e Porto Romano, hetuesit e SPAK kanë sekuestruar dhe dokumente të tjera financiare e pronësore, të dy firmave “Victoria Invest International Sh.p.k” e “Victoria Invest Sh.p.k” në pronësi të Fatmir Kuçit.Biznesmeni Kuçi ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë penale, duke deklaruar se ai nuk ka lidhje me këtë aferë korrupsioni, mbasi është vetëm aplikues dhe fitues i tenderit me garë të lirë, bashkë me italianin Fausto De Mare të firmës “De Mare Albania”.

Mirëpo provat që disponon SPAK, faktojnë se jo vetëm që tenderi është bërë me negocim, por Fatmir Kuçi i firmës “Victoria Invest International Sh.p.k” është pjesë e kësaj afere korrupsioni, bashkë me ish-Drejtorin e Mbetjeve, Alqi Bllako dhe kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako.Nëpërmjet saj, ata sajuan dhe stimuluan emergjencën mjedisore të plehrave të Porto Romano, ndërsa Alqi Bllako, nëpërmjet  kryeministrit Rama në qeveri e KKT, i hapi rrugë mbylljes së këtij vend-depozitimi mbetjesh, me argumentin të bëhej “Park i gjelbër”, ndërsa mbetjet do t’i çonin në landfillin e Sharrës.Më 16 tetor 2019, Alqi Bllako hapi tenderin me fond limit 16 miliardë lekë pa TVSH, por kur a pa që aplikuan 18 firma shqiptare e të huaja, por jo firmat “Victoria Invest International Sh.p.k” e “De Mare srl” së bashku, Bllako e anuloi tenderin më 6 dhjetor, 3 ditë para datës së hapjes.Më 16 dhjetor 2019, tenderi u ri-hap me procedurë të përshpejtuar e negocim pa garë, ndërsa Alqi Bllako negocioi me 4 kompani, duke shpallur fituese dy firmat “De Mare S.r.l” e “Victoria Invest International”, ndërsa dy firmat e tjera ishin futur fiktivisht  në lojë nga Fatmir Kuçi.Tashmë dosja e këtij tenderi po hetohet nga SPAK, jo vetëm për  sajimin e emergjencës e procedurën pa garë, por dhe për vlerën e kontratës 15 milionë Euro, që sipas ekspertimit të projektit, rezulton 3 herë më tepër se kostoja reale e projektit.

Në këtë hetim është shtuar dhe fakti, që firma italiane “De Mare-Albania”, ka bashkëpunim ortakërie me firmën “Integrated Technology Service Sh.p.k” të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, në ndërtimin e landfillit të Vlorës, vertetuar nga adresa dytësore që italiani ka hapur atje, gjë që krijon bindje se mbyllja e landfdillit të Porto Romano është skenar i Zotos.Tashmë, Fatmir Kuçi është në hetim për këtë aferë, jo si person që ka dijeni, por si pjesë e grupit që sajoji emergjencën fiktive në Durrës; për ndikim të paligjshëm te zyrtarët e shtetit me qëllim përfitime të padrejta dhe për mashtrim me organizim të garës false e falsifikim preventivësh.Çuditërisht, drejtësia, policia dhe tatimet, nuk po gjejnë dot asnjë mundësi kontakti e adresë, të bosit italian Fausto De Mare të firmës “De Mare Albania”, të cilin ish-drejtori Alqi Bllako e gjeti para së të shpallte tenderin e Porto Romano.Kujtojmë se më 14.09.2021, dy kompanitë “Victoria Invest International Sh.p.k” dhe “Victoria Invest Sh.p.k” të Fatmir Kuçit, janë përjashtuar 10 muaj nga tenderët për dokumente false.Pamfleti

Denoncimi : 84-vjeçarja qarkulloi 5 mln euro inceneratorësh

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bërë një tjetër denoncim në lidhje me aferën e inceneratorëve.Brisida Shehaj, nënkryetarja e LSI për Tiranën, ka denoncuar këtë radhë faktin se si një kompani në pronësi të një gruaje 84-vjeçare (në kohën e transaksioneve bankare) ka qarkulluar 5 milionë euro.Denoncimi i Brisida Shehaj:Nuk harruam! kompania e radhës nuk ka kursyer as një zonjë, që në kohen e transaksioneve ishte 84 vjeç.besoj sërish spak-u nuk na sheh e nuk na dëgjon, por kjo kompani ka qarkulluar 5 milion euro ne do vazhdojmë…kompania lumi – 06.kompania është themeluar në nëntor të vitit 2016.ortaku i vetëm: Lumturije Murati.në dhjetor të vitit 2017, Haxhire Gurakuqi (datëlindja 1933) blen 100% të aksioneve.në 1.11.2018 riblihen sërish aksionet nga Lumturije Murati.në shkurt të vitit 2019 kompania kalon në status pasiv në korrik të vitit 2019, aksionet blihen nga Thanas Çani.

Bilanci për vitin 2016: 

Të ardhurat 5.000.000 lekë. Fondi i pagave 120.000 lekë. Fitimi 35.459 lekë.

Bilanci për vitin 2017:

Te ardhurat 299.108.940 lekë.Fondi i pagave 2.291.000 lekë.Fitimi 3.119.004 lekë.Kompania deklaron se ka shpenzuar 10.300.000 lekë për mjete (aktiv afatgjatë).

Bilanci për vitin 2018 :

Të ardhurat 281.707.355 lekëFondi i pagave 2.493.500 lekë.Fitimi – 276.194 (humbje) Bilanci për vitin 2019 është deklaruar me 0.

Totali i të ardhurave 2016-2019: 585.816.295 lekë