Bie në kanal me biçikletë, humb jetën 56-vjeçari në Elbasan

263
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, pasi një person ka rënë me biçikletë në kanal dhe ka humbur jetën.

Viktima e këtij aksidenti është Xhevahir Qefa 56-vjeç, banues në Shushicë të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit.

Dyshohet se të ndjerit nuk i kanë funksionuar frenat e biçikletës dhe si pasojë ka përfunduar në kanal ku ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për hetimin e ngjarjes.