Vrasja e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, prokuroria kërkon 20 vite burg për Redion Hysën

22
Sigal

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 20 vite burg për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e efektivit Xhulio Prela.

Autori i dyshuar i ka mohuar akuzat.

“Ka humbur 2 prindërit në moshë të vogël në një aksident automobilistik. Është në pamundësi ekonomike. Ka një motër të mitur dhe vëlla. Është mbrojtur nga avokatë të shtetit, kërkon hetim të thelluar”, tha gazetarja.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodrë, Xhuliano Prela, u vra në muajin dhjetor të vitit 2020 në Gajush të Lezhës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë të pandehur dy persona, Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku.

Nga hetimet e kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se Redion Hysa është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut është ngritur akuza “Moskallëzim krimi”.

Redion Hysa, bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa, u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit, kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

Njëra nga armët, pistoleta e gjetur në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së Redion Hysës, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.