Kur zonjat zëvendësohen nga misset

927
  • Nga Ditan Kaba
Sigal

Kur keni misin, Edin, shoqëruesen e parë, Valdrinin dhe miss buzëqeshjen Kajmakun, pse merreni me spektatorët e show-ut, kandidatet për drejtoresha në Shkodër.

Kjo është tamam ajo shprehja- Hedh një budalla një gur në lum dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot!

Per të kuptuar këtë mjafton të vendosësh perballë Arta Dades, Irena Beqirit, Edlira Haxhihysenit, Anika Dokle, Mimoza Hafizit, këtyre grave kurajoze, intelektuale, dinjitoze, drejtoreshat dhe ministret e Ramës. Si miss Dogana Spiropali. Miss Radari, Kodheli. Miss, jo çmimi për dhomë, por Miss Ekstradimi Nazeri, Etilda. Miss Koncensioni Milva. Miss Injoranca, Lindita etj etj. Të parat të larguara me pahir nga politika, të dytat të promovuara dhe në krah të Kryeministrit. Ky është metri i Ramës për gratë.

Nuk dua te përmend këtu ofendimet ndaj zonjave të tjera, kundërshtare politike të Rilindjes.

 

Ato etiketohen me një fjalor banal, që vetëm ata miqtë e tavolinave dhe skutave të Edit, mund ta përdorin. Ndaj këtyre zonjave, vetë Edi, vendos ushtrinë e anonimeve, që mban në bodrumet e Kryeministrisë, të shajnë, të ofendojnë, të shpifin, të linçojnë në rrjetet sociale, pikërisht se këto zonja janë kundërshtare të tij.

 

Sot një zonjë tjetër, shkenctarja dhe mjekja Jana Nano, i dha jo vetëm një dru në publik, kësaj qeverie hipokrite, por edhe injektoi një dozë e madhe dinjiteti tek mijëra gra shqiptare.

 

Të gjitha sulmet ndaj grave dinjitare i formulon vetë. Nuk do shumë mend ta kuptosh këtë gjë. Gjuha është e njëjtë me të tijën. Urrejtja ndaj dinjitetit të grave sidomos, është e dukshme në togfjalshat sharës. Kjo vjen pikërisht nga kompleksi i inferioriteti që ka ndaj dinjitarëve, pavarësisht seksit. Pikërisht, ky kompleks, e zvogëlon. I merr frymën. E bën të pafuqishëm, të ligë dhe më të zi se pisllëku i thonjve të tij.

 

Kujton veten e tij, si fshihej nëpër banjo për të shmangur përballjet me Nanon. Tufat e luleve të dërguara në spital me dedikime, që mund të bënin xheloze çdo grua. Zvogëlimet në tavolinë për të mos ngjarë më i gjatë seç duhet.

 

Si i lutej dhe i bëhej rrogoz Ilir Metës. Rolin e kamarierit e ka pasur të shkëlqyer. Nuk kam parë asnjëherë një shërbyes tavolinë, kaq të gjatë, plotë humor edhe batuta.

 

Edi, ka një javë që po bën atë që di të bëjë më mirë. Po servir në tavolinën e mediave të uzurpuara nga ai, si mish të pjekur, gratë socialiste të Shkodrës.

Zjarrin e debatit, se çfarë gjinie do jenë drejtorët e Shkodrës e ushqen me “dru” pikërisht me minjtë e bodrumit të Kryeministrisë .

E gjitha kjo për të harruar skandalet, varfërinë, papunesinë, braktisjen e vendit nga rinia dhe shtresa e mesme, uljen e lindshmërisë në shifra të frikshme, trafikun e drogës, pastrimin e parave nga grupet kriminale dhe koncensionet gllabëruese.

Ndaj e keqja nuk janë gratë në publik, që do na bëhen drejtoreshë, por miset, që kanë zëvendësuar zonjat në politikë.