Liderët e BE-së në Tiranë do t’i kushtojnë Shqipërisë 450 mijë euro

142
Sigal

500 mln lekë do t’u kushtojë shqiptarëve, lobimi i Ramës me samitin e BE-së. Takimi e liderëve të Bashkimit Evropian në Tiranë më 6 dhjetor do t’u kushtojë shqiptarëve 500 milionë lekë. Kështu, me vendim të Këshillit të Ministrave, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, do t’i shtohet fondi prej 500 milionë lekësh për përballimin e shpenzimeve të organizimit të ‘Samitit të BE-BP’, që do të organizohet në Tiranë në dhjetor. Siç edhe bëhet e ditur, ‘fatura’ e Samitit BE-BP, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

‘1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të ‘Samitit të BE-BP’, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

  1. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022’, thuhet në vendim.

Kujtojmë se në Tiranë do të mblidhen më 6 dhjetor liderë të Bashkimit Evropian dhe ata të rajonit.

Po në këtë datë, opozita e kryesuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës. I pyetur nga gazetarët pas kritikave të shumta të bëra nga qeveria për zgjedhjen e kësaj date pikërisht në ditën kur në Shqipëri do të ‘zbarkojnë’ liderët e BE-së, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se synimi është që t’u tregohet drejtuesve të unionit që ‘Shqipëria renditet poshtë Vietnamit kur vjen puna te standardet e demokracisë.’