Agim Blloshmi: Shqiptari i Çamërisë, vuajtjet dhe persekutimi dhe lidhja me Teme Sejkon

266
Sigal

Histori burgjesh, si bashkëpunëtore të amerikanëve, si komisar i Flotës së 16 Amerikane, që do të përmbysnin regjimin komunist. Në muajin dhjetor mamaja ndërroi jetë, por me një krenari që pa Shqipërinë të çliruar nga regjimi gjakatar, që na privoi lrinë dhe na mori jetën.

 Kush është familja Sejko?

Familja jonë është nga Filati i Çamërisë. Kemi ardhur në Shqipëri në kohën e spastrimit etnik në vitin 1944, kurse në mars të vitit 1945 kur u bë masakra e Filatit babai jonë ishte në Elbasan. Babai im quhej Lutfi Sejko dhe mamaja Dizo Sejko (Çapuni) nga Lopsi i Çamërisë. Familja jonë e Sejkos me familjen Demi, kishin lidhje krushqie, ishin familje të mëdha. Sipas tregimeve të babait Filati ka qenë që në atë kohë një nga zonat më të mëdha. Kozarja e Filatit është shumë e hershme dhe pothuajse është në qendër të Epirit ku jetonin autoktonët Epirotasit-çamë autoktonë.  Në filat kishte fise të mëdha, por kishte edhe më të hershme që ndaheshin në tarafe, por edhe shumë herë krijonin konflikte, por më pas bashkoheshin përsëri për shkak të krushqive, që kishin. Filatësit ishin shumë fisnikë, dhe shumë trima, në rast agresioni lidhni besën dhe luftonin ndaj çdo pushtuesi dhe hordhie.

Ku shtrihet Filati?

Qyteti i Filatit është ndërtuar mbi pllajën e kodrës me rrugë të drejta, të sheshta, në të dyja anët e tij janë ndërtuar rrugë të drejta, me shtëpi dykatëshe dhe me ballkone të bukura prej druri dhe me një larmi arkitekturore në fasada që e bën një qendër karakteristike orientale të mahnitshme,

ku në të gjitha ndërtesat gjenden punime dhe gdhendje të drugëdhendësve çamë, që i japin një lezet dhe bukuri këtij vendi, ku unë pashë dhe tokën time me sy vetë, aty ku sot është ndërtuar stadiumi më i madh i Filatit..

Çfarë dini ju Perlat për Çamërinë?

Sëpari unë që i vogël e kam patur në mendje Çamërinë, pasi ndëgjoja të flisnin babai, xhaxhallarët, kushërinjtë, gjithë njerëzit që takonim, e kisha ëndërr dhe rastin e parë që unë pata fatin të shkoja ishte viti 2007: udhëtim që e bëra me djalin tim nga Italia. Ndërkohë që lexoja dhe shënimet që mbante babai në shtëpi, dorëshkrime që janë me qindra faqe, që së shpejti do t’i botojë në një libër. Aty flitet për popullin e Filatit, Gumenicës, Lopsit e gjithë Çamërisë, flitet për pronat, që kemi lënë dhe se si babai ka ruajtur me fanatizëm dhe me shumë kujdes edhe tapinë e shtëpisë të vitit 1924. Kisha djalin në Itali dhe u nisëm nga Bari në Igumenicë rreth orës 02:30 e natës, ka qënë viti 2007. Shkuam në Filat natën, në hyrje të Filatit ishte një tabelë që lexonte Filates, shkuam atje dhe kërkuam një mikun e babait Petro Neti, nëpërmjet tyre gjetëm shtëpitë tona ndërtesa të larta, vetëm njëra nga dhomat shtroheshin tre sofra, që mbante rreth 150 veta, më pas u ndanë në tre pjesë shtëpitë tona, sepse u ndanë njerëzit, ku të tre vëllezërit morën pjesën e gjyshit dhe xhaxhallarëve. Kemi patur marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera me familjet e mëdha të Demit, por edhe me familje të tjera çame.

Konkretisht ç’dini ju për fisin e Sejkove?

Fisi i madh i Sejkove buron nga Duçejtë, ku mundet të përmend Arhondët Kaso Duçe, Met Duçe, Dul Duçe, ku rrjedhin fëmijet e tyre Iljaz, Xhemal, Petrit dhe Lutfia, babai im. Ku këtë fis historia greke e citon: “Arhondë të shquar të Filatit”. Siç e shikoni dhe në fotografinë ku janë tre luftëarë të dalë me fustanellë janë heronjtë e Sejkove, një fotografi e bërë në vitin 1913.

Mete Duçe Sejko, Avdulla Duçe Sejko dhe Kasim Duçe Meta Sejko, të cilët u arrestuan në vitin 1913, kur ra Janina. Të tre vëllezërit grumbulluan armë për kryengritje dhe i fshehën në një Sterrë (depozitë për grumbullimin e ujit), një spiun që punonte hysmeqar tek këta i spiunoi dhe i arrestuan, por ishin banorët e fshatrave përreth si Pleshavica, Filati, Lopsi, Dolani etj që bënë rezistencë dhe presion qeverisë dhe i liruan nga burgu: ditë që është edhe fotografia e bërë. Mundet të përmend betejën e Pleshavicës për ditë luftimesh grekët u mundën. Një nga luftëtarët më trima që luftoi për çlirimin e Shqipërisë, ku grekët pasi e vranë në vitin 1927 në pabesi, duke i zënë pritën në Merkat, ku në pritë ishin vëllezërit kriminelë Jani dhe Thimi Rexho bashkë me Vasil Kollovoi, ku e vranë bashkë me gjashtë luftëtarë të tjerë, ku dhe popullsia e çamërisë ju ngriti këngë. I prenë kokën dhe e shëtitën në të gjithë krahinat e Filatit, Lopsit, Dolanit. Pas një viti në 1928 vranë vëllain tjetër Avdulin edhe këtë në pabesi.

A ju ndiqte sigurimi i fshehtë i Greqisë në kohën që juve ishit në Filat?

Bashkë me djalin u nisëm nga Italia, ku blemë dhe një kamerë për të filmuar tokat tona. E kisha ëndërr, u nisëm nga Tiralia pasi nuk do të na diktonin, kaluam doganën natën dhe rrugës ndaluam në një tabelë që shkruante Filates, aty u futëm në një lokal. Ishte shqiptare, e ccila po e mbylllte lokalin dhe neve e pyetëm për mikun e babës (nuk po e them emrin për arsye të kujdesjes së mikut tonë), dhe na tregoi rrugën. Atje arritëm në të gëdhirë. Shkuam në Lops, në fshatin e mamasë time. Ndërkohë që shërbimet sekrete sapo morën vesh që neve ishim camë dhe kërkonin të shkonim në pronat tonë për ti vizituar nga filluan të na ndjekin me makina mbrapa gjatë gjithë kohës, si me makina policie ashtu edhe me makina private. Jam krenarë, sepse filmova gjithë pronat dhe ndërtesat që kishim, fshatrat shqiptare ishin pothuajse të braktisura dhe shtëpive ju kishin rënë çatitë pasi nuk banoheshin prej dekadash.

Çfarë mban mend nga ajo kohë?

Kur ka ardhur babai në Shqipëri ka qënë bashkë më nënën dhe dy djem, dhe xhaxhain tjetër. Babai im në atë kohë bënte pjesë në batalionin MIX që më vonë i vunë emrin “Thanas Ziko”, ku më pas u bë batalioni 15, që ishte kryesisht në Konispol, kurse batalioni MIX ishte në Greqi me EAM-in, pra që këta të gjithë luftonin me gjermanët. Kur erdhëm në Shqipëri pasi u shpërngulëm babai im ishte skuadër komandant, ku më pas mori pjesë në varrimin e rreth 2800 çamëve që vdiqën në Konispol. Pra mori pjesë në varrimin e tyre në “Varrezat e Kllogjerit”. Ku kjo është e shënuar dhe nga dosja e tij me firmë. Babi ka mbajtur dhe shënime që për fat i kanë shpëtuar një pjesë nga sigurimi i shtetit shqiptar nga asgjësimi. Në shënim ekziston dhe një program për Çamërinë, madje ka shënime për çdo shtëpi, fshat, banorë, rrugë dhe gjithëçka. Vetëm nga tapia origjinale kemi 467 ha tokë.

Mbas kësajë kohe çfarë ndodhi me familjen tuaj?

Familje: gjyshja ime me gjithë dy djemtë shkoi në Vlorë, ndërsa babai im u mor me rininë antifashishte nacionalçlirimtare dhe e caktuan kryetar të çamëve për transportin e çamëve nga Vlora për në Elbasan. Më pas babai jonë Lutfiu u vendos në Elbasan dhe filloi punë në komitetin e partisë ose siç quhej në atë kohë mbrojtja. Në atë kohë babai u caktua drejtor në disa dikastere ashtu siç ishin direktivat e partisë në atë kohë në disa vende si drejtor tek hotel Parku, Drejtor në Artizanat, në vitin 1946. Kur filloi gjyqi ndaj Koci Xoxes,babain filluan ta ndjekin. Pasi mbaroi shkollën punoi në disa ndërmarrje si ekonomist në ndërmarrjen e grumbullimit deri në vitin 1960. Në Vitin 1962 e shkarkuan babain tim dhe e futën në burg. Më shënimet e tij prej qindra faqesh që ka mbajtur edhe pas daljes nga burgu tregon për torturat, vujajtjet, dëshimtarët që i dolën, sajesat false, por që babai asnjëherë nuk i pranoi ato akuza, ku ishte edhe ajo e e bashëkpunimit me amerikanët.

 Çfarë mban mend kur e arrestuan babain tuaj, sa vjeç ishit juve atëherë?

Unë isha 11 vjeç e tre muaj, kur kisha ditëlindjen më 7 dhjetor kur u bëra 12 vjeç babai im doli në gjyq, ku e dënuan 25 vjet burg. Babain tim e arrestuan tek plazhi i Durrësit. I vunë një thes në kokë babait tim. Sipas akt akuzës së ngritur nga sigurimi i shtetit, neni 64 paragrafi 12 gërma d.  Tradhëti e lartë ndaj atdheut, bashkëpunim me fuqitë e mëdha dhe ish komisar i flotës së 16 amerikane, ku në atë kohë nuk ekzistonte komisari në strukturën e ushtrisë. Madje babai im nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Babai im dinte italisht, frëngjisht dhe greqisht.

 Sa zgjati hetuesia për babain tuaj?

Hetuesia zgjati 9 muaj e tetë ditë, neve nuk na lejontë askush për të shkuar e takuar babain tonë. Babait tim në hetuesi i kanë bërë torturat më çnjerëzore, duke i thyer dhëmbët, nofullat, madje dhe kur doli nga burgu i kërciste nofulla. I thyen brinjët: gjithë torturat më çnjerëzore kanë ushtruar mbi babain tim. Torturat nga më të tmerrshmet, megjithëse babai im nuk donte që t’i zinte me gojë. Nga rrahjet i thyen dhëmbët, nofullat, brinjët, kur nga rrahjet pas tre ditëve binte në mend. Në hetuesi babai im nuk pranoi asgjë pasi nga dosja hetimore thuhet:  Për çudi Lutfi Sejko nuk ka pranuar të ketë lidhje agjenturore, por nëpërmjet dy dëshmitarëve të rremë (të cilët sot kanë vdekur) u vërtetua. Ndërkohë edhe në gjyq nuk pranoi asgjë. Në vitin 1976 babai im doli nga burgu pra bëri 15 vjet burg një për një, fitoi tre muaj nga amnistia e vitit 1962 që u bë atëherë.

Arrestimi i tij u bë në 1 prill 1961 dhe mbarimi i dënimit më 14 shkurt 1976. Në cilat burgje vuajti dënimin babai juaj?

 Aha në disa burgje, një tjetër torturë. Fillimisht në burgun e Burrelit, më pas në Laç, ku punoi në ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit në Laç, më pas në ngritjen e Fabrikës së Çimentos në Elbasan, fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë, më pas e dërguan në burgun e Spaçit, në Reps e më pas në burgun e Ballshit. Ku atje u lirua nga burgu. Më pas filloi si punëtor në Mirëmbajtje. Rruga Ura në Elbasan, ku kishte mjaf miq dhe njerëz shumë të mirë, të cilët e ndihmuan babain për të punuar si usta deri sa doli në pension.

Si ka qënë jeta juaj kur babai juaj ishte në burg?

Që nga arrestimi i babait tonë filluan edhe telashet e familjes. Mamaja ime bënte punë më të rënda, mamaja në atë kohë ishte shumë e re 34 vjeçe dhe jam krenare, sepse ishte shumë heroinë, madje sigurimi donte që ta shtinte edhe në dorë e ta ndante nga babi im, siç bënin në atë kohë strukturat e sigurimit, Ajo punoi në shumë punë, por kryesisht në fillim e dërguan puntore në ndërtim në punët më të rënda më pas përfundoi puntore në lavanteri, ndërsa motra ime puntore në hekurudhë, në punët më të rënda, madje puntore brenda në tunel, ku aty të gjithë ishin të persekutuar, pasi edhe nëse ndodhte ndoje aksident, nuk na kishin në laps dhe nëse humbte ndonjë jetë puntori nga shembja e tunelit, ndërsa motra tjetër punonte në gurore edhe atje punët më të rënda. Në muajin dhjetor mamaja ndërroi jetë, por me një krenari që pa Shqipërinë të çliruar nga regjimi gjakatar, që na privoi lirinë dhe na mori jetën.

Cfarë mban mend kur filluan proceset demokratike, të përmbysjes së sistemit komunist?

Unë isha puntor në në ofiçinë, isha në komisionin e grevave dhe protesave si gjithë qytetarët e tjerë, që dëshironin një Shqipëri të lirë dhe europiane. Në çdo takim kur vinte Sali Berisha, Azem Hajdari dhe drejtues të Partisë Demokratike kam marrë pjesë në çdo takim që bënin ata. Nuk kam qënë dakord me shkatërrimet që u bënë në Elbasan. Kam qënë kryetar i PD në ndërmarrjen e bonifikimit, më pas u bëra anëtar i sindikatës së rrethit të Elbasanit, ku sindikata jonë e bonifikimit në grevën më të madhe të përgjithëshme të asaj kohe nuk dolëm në punë deri sa paralizuam gjithçka ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Ndërmarrjet e bonifikimit ishin më të mëdhatë, sepse ato me ish pronarët bëheshin me të shpronësuarit, të përndjekurit, ish të pasurit.

Më ndërmarrjen e bonifikimit ku ne të persekutuarit punonim kemi bërë punët më të vështira.

Mbani mend vendet që juve keni punuar?

Kam punuar në Sulovë, Posevisht, Spatharë, Përrenjas, Librazhd, Vehçan, ku tek ky i fundit nuk kishte as ujë. Me mushka dhe në krahë i dërgonim thasët e çimentos për ndërtime.

A ju survejonte sigurimi i shtetit në atë kohë, sepse juve kishit babain në burg?

Drejtori i ndërmarrjes një herë në muaj më pushonte nga puna, madje ka qënë një Mersin Alija, madje do të tregoj një nga rastet e provokimit. Unë isha xhenerik dhe isha duke hequr një tubë, erdhi aty dhe ju tha puntorëve e njihni këtë se kush është? Është armiku i popullit, m’u errën sytë dhe u mata t’i bija me levë dhe si nuk kam hyrë në burg dhe se si u përmbajta nuk e di. Mora një çelës 36-41 e doja ta gjuaja, por shyqyr zoti më dha rrugë që të mos e bëja. Madje pas disa kohësh kur e hoqën nga ndërmarrja, erdhi për të më dhënë dorën dhe nuk ia dhashë. Madje shumë herë më thërrisnin operativët dhe më thoshnim ti je i joni, duhet të bashkëpunosh me neve, duhet të tregosh se çfarë bëhet në ndërmarrje, por nuk pranova e nga kjo pastaj fillonin presionet e punës, largimet, pushimet pastaj më merrnin përsëri në punë. Por shyqyr që sistemi socialist u prish shpejt, sepse do të kishim përfunduar në burg.

Për çështjen çame si mendoni?

 Çdo grupim, parti, shoqatë kush mbështet problemin çam jam dakord dhe falenderoj të gjithë ata që neve na mbështesin. Kam besim te SHBA dhe BE për zgjidhjen e çështjes çame, ta cilët na kanë mbështetur dhe po na mbështesin.