Klodi Stralla : Dipoli komplementar dhe simbolika me shqiponjën me dy krerë

37
Sigal

Mbase nuk ka qenë rastësi që shqiptari tipik (arketipi) nuk është i mishëruar biologjikisht tek një person i vetëm por tek një dyshe (dipol) komplementar, ashtu siç është simbolikisht edhe vetë flamuri ynë, me shqiponjën me dy krerë. Skënderbeu dhe Ballabani në Mesjetë, Ismail Qemali dhe Esad Toptani në periudhën e pavarësisë, Noli dhe Zogu më pas në kohën e shtet-ndërtimit, Enver Hoxha dhe Mit’hat Frashëri gjatë L2B dhe sot, Sali Berisha dhe Edi Rama, janë shëmbuj tipikë të natyrës të dyfishtë të psikikës të shqiptarit. Zgjuarësia dhe dinakëria, erudicioni dhe prakticiteti, idealizma dhe demagogjia, trimëria dhe pabesia, prepotenca dhe servilizmi, pushteti dhe paraja, janë shpërndarë aq asimetrikisht sa vetëm duke i studiuar së bashku mund t’i qasemi disi të vërtetës.