Parlamenti i Shqipërisë ka dështuar, garda vijon të qeverisë tempullin e parlamentarizmit. Kaosit parlamentar nuk i kanë shpëtuar as ambasadorët e vendeve mike si dhe fjalimi i Kreut të Shtetit. Pas thirrjes së Gjiknurit, reagon Prof. Arben Malaj, Begaj përdori në Kuvend instrumentin e demokracisë funksionale: FJALËN !
Nisja kaotike e seancës së parë të Kuvendit, reagon OSBE: Presim një Parlament plotësisht funksional
Vetëm pak minuta pasi përfundoi seanca e parë e sesionit parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar OSBE. Organizata e njohur botërore reagoi pak pas nisjen se sesionit të ri parlamentar, i cili nisi mes kaosit dhe tensioneve të krijuar nga deputetët e opozitës. Në një reagim të shkurtë OSBE thekson ndër të tjera se pret një Parlament plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore. Në mesazhin e plotë reagues të OSBE thuhet: “I urojmë suksese Kuvendit shqiptar në fillim të seancës së re. Të etur për ta parë parlamentin si platformë për debatin politik plotësisht funksional dhe duke u fokusuar në reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet 2025 e shkurtër dhe shumë për të bërë” , thuhet në reagimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
Garda vijon të qeverisë tempullin e parlamentarizimit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe ambasadorët e vendeve mike “nuk i shpëtojnë” kaosit parlamentar
Si në pamjet e vendeve me luftë civile, Kuvendi i Shqipërisë edhe të hënën ishte i mbushur me gardistë të shumtë. Ata mbanin të rrethuar foltoren e kuvendit, ndërsa prej disa seancash janë thirrur nga mazhoranca për të qënë prezent në kuvend. Edhe këtë të hënë shkak për tensionet u bë rrethimi i foltores nga Garda e Republikës. Seanca filloi në orën 17:17 minuta dhe që në fillim nisi me tensione. Vetëm Himni i Flamurit përsa zgjati u duk se i bashkoi të gjitha palët, por mjaftuan pak minuta dhe nën zhurmën e bilbilave seanca nisi udhëtimin mes kaosit. Deputetët opozitarë kërkuan largimin e punonjësve të gardës nga salla ndonëse kryetarja e Kuvendit ajo që drejton dhe menaxhon seancat plenare dëgjohej që u thoshte deputetëve opozitarë të uleshin paraprakisht dhe pastaj do të vendosnin nëse do largonin punonjësit e Gardës. Megjithë apelet e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të lejohet zhvillimi normal i seancës parlamentare, deputetët e “Rithemelimit” qëndruan të rreshtuar përpara foltores. Situatat e pazakonta u ndoqën edhe nga shumë ambasadorë të vendeve mike të BE-së në Tiranë mes të cilëve edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith apo edhe ai i Gjermanisë Karl Bergner. Në Kuvend kryetarja njoftoi se do të fliste edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof.Dr. Bajram Begaj. Por sa lla e mbushur me gardistë bëri që deputetët e opozitës të kërkonin largimin e gardës.
Presidenti Begaj përdori në Kuvend instrumentin e demokracisë funksionale, fjalën
Prof. Arben Malaj
Fjala e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë është ndryshimi pozitive që u bë rregullores së Kuvendit shumë vite më parë. Për shumë kohë, shumë President nuk e kanë përdorur këtë mundësi komunikimi të drejtë për drejtë me shqiptarët, nëpërmjet fjalës së tyre përballë deputetëve. Presidenti Begaj meriton mirënjohje që është ndoshta Presidenti i parë që përdor këtë instrument të demokracisë funksionale. Rëndësia e fjalës së Presidentit konfirmohet edhe nga interesi i trupës diplomatike. Askush nuk mund ta akuzoj presidentin kur angazhohet për plotësimin e misionin të tij kushtetues për unitetin e popullit shqiptar. Aq më pak ata që i vënë zjarrin Kuvendit dhe bllokojnë funksionimin normal të tij. Fushatat përbaltonjëse ulin kredibilitetin publik edhe të opozitës. Opozita duhet të kthehet në institucionet e vendit dhe me një program qeverisës alternativ dhe duke qartësuar edhe figurat kryesore të saj të krijoj fuqinë e sinergjisë pozitive në jetën politike të vendit. Rruga që ka zgjedhur duke djegur kuvendin është rruga ky digjet edhe vetë opozita. Opozita mund të krijoj shpresat për një përballje programesh dhe ekipesh shpresë-sjellës. Mazhoranca duhet ti përmbahet vizonit të socialiste ku qartësohej sjella e saj politike : “Do të ndajmë pushtet për të bërë shtet”. Maxhoranca duhet të bëj kujdes nga risqet që sjell përqendrimi i të gjitha pushteteve. Zgjedhjet e tjera parlamentare nuk janë larg.




















