Policia e Beratit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të kanābisit, duke arrestuar një person dhe proceduar penalisht dhe kryeplakun e fshatit Goraj.
Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar në një zonë të pyllëzuar kultivim kānabisi, duke kapur në flagrancë 62-vjeçarin H. Q.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, uniformat blu kanë gjetur të kultivuar në gota plastike fidanë kanābis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë, Berat
Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kānabisit.
Finalizohet operacioni policor antikānabis i koduar “Goraj”.
Vihet në pranga një shtetas, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kānabisit.
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Goraj.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë krimīnale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Goraj”.
Në kuadër të këtij operacioni, në një zonë të pyllëzuar të hapur rishtas për të kultivuar kanābis, u kap në flagrancë dhe u arrestua për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, Njësia Administrative Lumas.
Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.
Po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.