Elbasan, makina e policisë përplas motorin

370
Sigal

Një aksident ka ndodhur në unazën jugorë të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se një motor është përplasur me automjetin e policisë ku ka mbetur i plāgosur drejtuesi i motorit.

Drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën makinës së policisë duke bërë që kjo e fundit të mos evitojë dot përplasjen.

Drejtuesi i motorit ka qenë i papajisur me kokore dhe ka kryer një manovër për tu kthyer.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është plāgosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.