Karta e Studentit, për universitetet private apo për universitetet shtetërore?!

    595
    Sigal

    Karta e studentit si po duket është pjesë e fushatave elektorale dhe efekti i saj do të jetë vetëm elektoral, sepse shërbimet e saj nuk kanë dhënë asnjë rreze drite në fundin e tunelit ,domethënë, jo të tunelit të Elbasanit nga mendohet të kalojnë studentët e qyteteve të Elbasanit, Librazhdit, Pogradecit dhe  Korçës të cilët studiojnë tek Universitetet shtetërore dhe private këtu në Tiranë. Por, si po shikohet jeta studentore këtu në kryeqytet është e bllokuar nga karta e studentit, të gjithë studentët duhet të harxhojnë shumë kohë mbas dyerve të Bashkisë , duhet të harxhojnë shumë kohë dhe tek institucionet e tjera për ta marrë atë kartë të paharruar…sepse të paharruara ishin  karta e triskave dhe tolloni i ushqimeve. Vuajtjet  dhe persekutimi i studentëve nuk ka mbarim, i gjithë ky projekt realizohet me të vetmin qëllim , sepse kur të arrijë ajo kartë e paharruar tek dora e studentit, të gjithë studentët duhet të mendojnë se na i dha forca politike që po mban pushtet, se pushtetit mbahet po u hodhe diçka edhe studentëve. Nga  shqetësimi studentët harrojnë dhe ato çfarë kanë mësuar se ana emocionale e tyre është shumë e madhe dhe reagimi i tyre është i vogël, sepse institucionet përkatëse i pyesin studentët se ku studion tek universiteti privat apo shtetëror, pyetja është jo e drejtë, jo ligjore, jo qytetare se brenda saj fshihet mendimi i errët që kanë institucionet për studentët dhe ky mendim i tyre shkruhet tek pasqyra e tyre dhe me atë e lënë ta nënkuptosh ,se, po, je, tek universiteti privat, familja ka të ardhura, edhe nuk ka interesa për kartën e studentit , por je tek universiteti shtetërorë pedagogë e japin note vetëm me para dhe të dyja rastet janë trekëndësha të ngjashëm. Prandaj karta e studentit duhet të hidhet në short, d.m.th, ta marrin kartën e studentit universitetet   private apo ata të shtetërorit,edhe shorti të organizohet nga ata persona që nuk janë studentë dhe mos të kenë lidhje as me universitet  …kjo është, edhe lutja që i drejtohet të madhit të madhërishëm nga punonjësit e institucioneve përkatëse, sepse punonjësit e institucioneve përkatëse  mendojnë, ta kenë mirë me pronarët e linjave  urbane, se ja u shikojnë hajrin, kurse studenti po student ngelet dhe si gjithmonë studentët janë topi i futbollit i atyre institucioneve që kanë një administratë të instaluar, por si gjithmonë administratat e instaluara nuk janë asnjëherë në shërbim të shqiptarëve.

    Arlis ALIKAJ