Ipeshkvi George Frendo: Mendoni për popullin dhe atdheun

257
Sigal

 

Ipeshkvi George Frendo i cili ka shërbyer në ne vendin prej vitit 1997, i cili do të largohet nga Shqipëria duke qenë se ka dalë në pension, ka dhënë dhe një mesazh për politikën.

Në një intervistë Frendo shprehet se politikanët duhet të japin një shembull pjekurie, duke shtuar se ata nuk duhen të mendojnë vetëm për veten, por për të mirën e përbashkët të popullit.

“Partitë politike duket të kenë parasysh se së pari duhet të kërkojnë të mirën e përbashkët, të mirën e popullit, të mirën e vendit para se te mirën e partisë. Politikanët të japin një shembull pjekurie, sepse populli sheh se si sillen politikanët në Kuvend.”- tha ai.