“Paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar”, Meta: Armike e interesit publik, kjo qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë

143
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë deklaron se paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Meta shprehet se buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë.

Ai thekson se kjo qeveri është armike e interesit publik dhe i urren shqiptarët e thjeshtë.

“Buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.
Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë.
Kjo Qeveri i urren shqiptarët e varfër dhe të ndershëm. Ajo është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më parë. ✌️🇦🇱
#NdryshimMeCdoCmim”, deklaron Meta.