Ing. Naun Bico: Turizmi aktual, strategji pa fantazi!

    652
    Filozofia e jetës është të lindësh për ta gëzuar atë. Për ta gëzuar jetën duhen të ardhura dhe kushte, të cilat vijnë me punë. Puna dhe problemet të konsumojnë,konsumi kërkon regjenerim,riaftësim. Më mirë këtë regjenerim e bën turizmi. Turizmi,si çdo pjesë e jetës ka filozofinë e vetë. Jeta është filozofi, filozofia gjendet ne jetë, por ajo është në të çarat e imta të saj,ku nuk hyn asnjë sy për ta parë dhe asnjë dorë për ta prekur,atje hyn vetëm mëndja e mprehtë,e nxjerr dhe ja servir shoqërisë, e cila ka nevojë për të. Por dhe kur e nxjerr duan ta kopjojnë duke mos ditur ta vazhdojnë e deformojnë ose duan ta shkatërrojnë nga sëmundja e xhelozisë. Kështu edhe ajo humbet. Të gjithë mundohen ta përvetësojnë punën e tjetrit ,sidomos ata që kanë pozicione dhe janë të paaftë,e deformojnë e konsumojnë pjesë-pjesë,pa lidhje dhe në këtë mënyrë jo vetëm i prishin,por i bëjnë më keq. Bëhen shumë strategji nga ata që drejtojnë dhe një nga këto strategji është ajo e turizmit. Jam marrë me këtë fushë dhe kam dashur ta zhvilloj në nivel të lartë të përmasave botërore. Por shteti i asaj kohe ma shkatërroi projektin duke e bërë turizmin kasaphanë në të gjitha drejtimet. Turizmi është më shumë se një industri, me të ardhura shumë të mëdha ,aq më tepër që i kemi të gjitha kushtet dhe është turp që na i kalojnë shtete pa shumë kushte. Kjo e keqe është rrjedhojë e drejtimit pa fantazi ku mungon intelekti dhe dija. Por më e keqe edhe kur i orienton të përbuzin, sepse nuk është mëndja e tyre. Turizmi zhvillohet në shumë forma,si turizmi kulturor,detar, sportive, malor, familjar, etje. Turizmi duhet ta njohësh me elementët e vetë dhe ne to të ndërhyhet me projekte e zbatime të niveleve të larta sepse në turizëm marrin pjesë të gjitha nivelet dhe ai duhet ti përgjigjet çdo niveli. Pa u zgjeruar shumë në këtë problem,dua vetëm të tregojë filozofitë e turizmit në gjuhët profesionale.
    Turizmi është ekonomi. 
    Në gjuhën e ekonomisë “Turizmi është mirëqenie”.Ai është mirëqenie si për ata që e organizojnë, se i sjell të ardhura, por edhe për ata që shkojnë për turizëm sepse shtyhen që të punojnë për të siguruar të ardhura për çlodhje e argëtim. Nga ana tjetër është një reklamë që krijon kushte për bashkëpunime të ndryshme.
    Turizmi është mjekësi. 
    Në gjuhën e mjekësisë do të thotë “Profilaksi e sistemit nervor”. Njerëzit e ngarkuar nga jeta me strese, shpesh ndjejnë mërzi dhe bëhen me dhimbje koke aq më tepër nga politika e pështirë që nuk jep asnjë shenjë për mirëqenie të gjithë shoqërisë njerëzore. Sistemi nervor nuk kurohet vetëm mbrohet. Medikamenti që të shëron është turizmi. Më parë kur të dhembte koka të jepnin këshillë,dil dhe bëj një shëtitje në ajër të pastër,ndërsa sot turizmi ka dimensione më të mëdha, syri i largohet të njëjtit ambient që e ka lodhur dhe i ka shkatërruar sistemin nervor, i ka çarë kokën,ashtu si sharra çan drunë duke kaluar shumë herë në të njëjtin vend. Turizmi është medikament bio.
    Turizmi është sport
    Në gjuhën sportive,turizmi do të thotë “Lodh këmbët, kënaq sytë dhe çlodh mendjen”. Fillon jo vetëm nga turizmi sportiv i të gjitha llojeve, duke organizuar gara të ndryshme si në atletik,çiklizëm,peshkim, alpinizëm e shumë të tjera,por dhe turizmi detar,malor,familjar apo turizmi i lirë. Ke dëshirë të ecësh në këmbë me një aparat apo kamerë në dorë të shikosh sa më shumë gjëra interesante, t’i regjistrosh,në këtë mënyrë shtyhesh të ecësh,të kënaqesh duke harruar se po lodhesh,harron ato që të kanë mërzitur në jetën e përditshme.
    Turizmi është arkeologji
    Turizmi është arkeologji, në gjuhën e arkeologjisë turizëm do të thotë “ nga gërmime shikon ndërtime”. Me anën e arkeologjisë mëson kultura të vjedhura nga natyra,shuan kuriozitetin për të kaluarën e jetës njerëzore,shikon aftësitë dhe mençuritë e të kaluarës që sot janë harruar. Këto kultura rrisin krenaritë e kombeve.
    Turizmi është histori
    Në gjuhën e historisë do të thotë “të mësosh kohën dhe rrugën që ka ecur njerëzimi”. Mëson personalitete që e kanë çuar përpara njerëzimin dhe ata që e kanë penguar,mëson luftërat e drejta dhe të padrejta, fortifikimet,kështjellat e kalatë,figurat historike që e kanë çuar përpara njerëzimin me metodat dhe kapacitetet e tyre.
    Turizmi është gjeografi
    Ne gjuhën e gjeografisë do të thotë “Çfarë harta të tregon shkon syri dhe e shijon”,me hartat turistike apo hartat e tjera shkon dhe shikon natyrën,bregdete,liqene,male,objektet e veçanta historike arkeologjike,parqe të gjelbëruara,vende panoramike në përgjithësi.
    Turizmi është ndërtim
    Në gjuhën e ndërtimit do të thotë “Nga themelet fillon,tek syri përfundon”. Me këtë gjuhë mëson si jetohej,kushtet e krijuara prej njeriut deri në ditët e sotme,ashtu si nis një ndërtesë nga themelet e deri sa të mbaroj dhe vazhdon duke gjetur më të mirën që sot e quajnë moderne. Ndërtohen forma e fasada me arkitektura të ndryshme,objekte social-kulturore,muze historike,arkeologjike, ambiente gjelbërimi,me zgjidhje urbanistike etje, në garë të pafundme. Me anë të turizmit shijohet nga njeriu kur i shikon. Edhe piedenalet i krijojnë qytetarëve kushte të mira dhe ato nuk janë investim i kotë,por i shërbejnë dhe turizmit, sepse krijojnë ambient qetësues dhe në fshehtësi kanë shumë të ardhura. Këto piedenale duhet të jenë në të gjithë qytetet dhe sa më të mëdha,si dhe t’i përshtaten historisë dhe kulturës dhe jo të shtrohen me pllaka si ato të tualeteve. Ndërtimet duhet të jenë të përshtatura dhe duhet të kenë vazhdimësi. Në këtë drejtim ka shume për të bërë dhe kush nuk di nuk mund të bëjë,ai që ka intelekt,fantazi dhe dije i shikon të gjitha të këqijat e ndërtimeve që janë bërë deri më sot. Për Tiranën, falë gjelbërimit që i ka mbuluar defektet e arkitekturës dhe urbanistikës që deri më sot janë bërë aq keq. Po ashtu edhe rrugët me elementet e tyre janë bërë keq dhe vazhdojnë përsëri keq deri tek rrugët e fundit në qytetin e Tiranës ku një grup turistësh po qeshte që niveli i pusetave nuk ishte i njëjtë me asfaltim,më shumë kur panë se nuk kishte kapak. Po ashtu edhe për pllakat e trotuareve. Volumin më të madh të turizmit e zë ai bregdetar. Edhe aty ndërtimet dhe ambientet janë bërë si mos më keq. Falë mbulimit të pjesshëm që i bën natyra që është dhuratë, se puna e drejtuar nga pushtetarë është një kasaphanë urbanistike. Sot kemi një gjendje të pakëndshme ashtu si gjendet një rrobaqepës që i ka prerë keq kostumin,por ai që di, bën ndërhyrje dhe e korrigjon,ai që nuk di ndërhyrjen e bën dhe më keq. Edhe plazhet që thithin shumë turistë kërkojnë ndërhyrje me fantazi. Plazhi i gjirit të Durrësit që është më i madhi dhe më kryesori në bregdetin tonë prej 15 km që përfshin Shkozetin,Shkëmbin e Kavajës,Golemin,Malin e Robit,Qerretin është një kasaphanë urbanistike,objektet formojnë dhëmbët e sharrës që kur i shikon të çjerrin syrin. Ato nuk mund të prishen .Para disa vitesh i dhashë mendim shokëve të mi në Durrës të bëhej një shëtitore 15 km mbi dhëmbët e sharrës, me gjerësi 6-7 km,me dy gjysmë mure 50-60 cm,me ndriçim dhe në dy anë pisha të buta. Kjo do të mbulonte gjithë defektet,do kufizonte rërën,do të dispononte vendosjen e çadrave,rriste gjelbërimin dhe mbronte objektet nga era. Pas dy tremuajsh kjo ide filloi,por për çudi jo e drejtë, por sipas vendosjes së objekteve domethënë sipas dhëmbëve të sharrës dhe më keq. Qëndroj gjithmonë tek kjo ndërhyrje që do pak shpenzim që mund të shlyhen me një sezon dhe mbi të gjitha vendos disipline në bregdet.

    Problem tjetër në vendet e pushimit bregdetar është dhe koha e “vdekur” prej orës 17:00-24:00, e cila kthehet në një mërzi me përmasa që i largon turistët. Kjo kërkon që në disa pika të kësaj shëtitore të mos jepen lejë për ndërtim hotelesh,por objekte social-kulturore,argëtuese e sportive,që pushuesi të plotësoj boshllëkun. Në këtë infrastrukturë duhet pasur parasysh dhe fusha e golfit që njihet “Loja e Bosave” dhe shoqata e kësaj loje ka 5.000.000 klientë nga e gjithë bota. Dikur e kam paraqitur këtë ide me projekte, por…
    Në gjuhën e ushqimit social
    -Në gjuhën e ushqimit social,turizëm do të thotë “Për syrin shkon, gojën shijon”.Përveç kënaqësive të tjera dhe ushqimi është pjesë e konsiderueshme.
    Edhe ai ka influencë në tërheqjen e turistëve gjë që ndihmon bujqësinë për produktet e ndryshme sepse rrit konsumin,ndihmon në eksportin sepse turistët tregojnë në shtetin e tyre për shijet e produkteve shqiptare që nga gatimet,perimet, frutat, ushqime të përpunuar prej tyre si dhe nga prodhimet blegtorale. Ekonomia është zinxhir, të gjithë degët e saj lidhen me njëra-tjetrën prandaj bujqësia duhet të kontribuoj që produktet e tyre të jenë të pastra,pa hormone e pesticide,të jenë me kualitet. Me këtë reklamë merr përmasa jo vetëm që të vijnë më shumë turistë,por dhe shtyhen tregtarët në vendet e tyre të vijnë në Shqipëri për ti tërhequr,pra rritet eksporti i prodhimeve bujqësore. Kjo kërkon që hormonet dhe pesticidet të pakësohen ose eliminohen që në parcelë, që nga mbjella e deri të dalja e prodhimeve në treg. Pas mbledhjes së produkteve, rëndësi ka selektimi, kategorizimi dhe standardizimi për eksport dhe deri tek ambalazhimi për t’i rritur syrin tregtarëve të huaj.
    Turizmi është histori
    Në gjuhën e historisë,turizëm do të thotë “të mësosh kohën dhe rrugën në të cilat ka ecur njerëzimi”. Në to mësohet mbi përpjekjet për jetë më të mirë, për luftërat e drejta e të padrejta, fortifikimet e kështjellat,kala, etj. mëson figurat historike që kanë udhëhequr njerëzimin në lufta, në zhvillimin ekonomik,në kulturë e në shkenca etj.
    Turizmi është politikë
    Në gjuhën e politikës do të thotë, “Flet për armiqësi dhe lidh miqësi”.Për lufta flet, por në fund bëhesh mik,u mëson genin, karakterin e një populli,përmbajtjen dhe kulturën e tij. Në fund ka një drekë dhe një darkë dhe shkëmben kartëvizita si dhe krijon kushte për bashkëpunim.
    -Në gjuhën e kulturës turizëm do të thotë “të shikosh e të dëgjosh dhe të tjerëve të dish çfarë ti tregosh”.Në këtë drejtim në çdo lloje,turizmi duhet të ekspozoi vlerat e popullit tonë. Kemi gjashtë krenari me përmasa botërore:
    -Jemi populli i parë që kemi folur, tregon gen kulture.
    -Jemi populli i parë që kemi shkruar. Ne që kemi folur me të tjerët që nuk na kuptonin,kemi bërë shkronjat për të na kuptuar. Për këtë kam bërë materiale të veçanta.
    -Jemi i vetmi popull që nuk kemi sulmuar një popull tjetër,por na kanë rënë më qafë. Kjo tregon se jemi të njerëzishëm.
    -Kemi një nënë Terezë që nxori në pah shpirtin human, ndërgjegjen e munguar të njerëzimit.
    -Kemi heroin legjendar Skënderbe, i cili mposhti një superfuqi,megjithëse ishim popull i vogël. Mbrojti krishterimin europian. -Kemi bashkëjetesën fetare, e cila ka ardhur si burim nga shpirti dhe intelekti i popullit shqiptar. Kjo kërkon një vepër muzeale si simboli numër një i paqes në botë.
    Sigal

    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 21.12.2015