Icardi tërbon tifozët e Interit me një “like” nga festa e Juves

6
Sigal

Mauro Icardi dhe Interi nuk u ndanë asak mirë. Një pëlqim në gëzimin e Juventusit është një konfirmim për marrdhënien që ka me zikaltërit. Sulmuesi argjentinas, tani te PSG, bëri “like” në Instagram, në disa postime të lojtarëve të Juventusit, që portretizonin festën e zhvilluar në dhomën e zhveshjes së “Allianz Stadium”.

Në rrjetet sociale gjithçka duhet të merret me rezerva, por shumë shpesh edhe sinjalet më të vogla përfundojnë duke u zmadhuar. Në këtë rast ka pak për të interpretuar. Leonardo Bonucci, Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Alvaro Morata ndanë gëzimin e barazimit 0-0 në derbin italian të mbrëmshëm, i cili iu dha atyre akses në finalen e Kupës së Italisë.