Atalanta magjike “çmonton” Napolin, Gjimshiti eliminon Hysajn dhe sfidon Ronaldon në finale (VIDEO)

169
Sigal

Atalanta është finalistja tjetër në Kupën e Italisë, e cila do të sfidojë Juventusin që u kualifikua ditën e djeshme ndaj Interit.

Pas ndeshjes së parë e cila ishte mbyllur në barazim pa gola, Atalanta ka triumfuar ditën e sotme ndaj Napolit në shtëpi, me rezultatin 3-1. Dopieta e Pesinës dhe supergoli i Zapatës, i dhanë kualifikimin bergamaskëve, duke e bërë kështu të pavlefshëm golin e Lozanos.

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti fiton kështu “derbin” me Hysajn, duke shkuar në finale të Kupës, e cila do të luhet më 19 maj, ku do të sfidojë Juventusin dhe Kristiano Ronaldon.

Goli i Pesinës 3 – 1 :

Goli i Lozanos 2 – 1 :

Goli i Zapatës 1 – 0 :

Goli i Pesinës 2 – 0 :