Hipokrizia me arsimin në Shqipëri

296
Sigal

Shkollat mbyllen se nuk ka nxënës për shkak të emigrimit, kryeministri premton libra falas. Këtë vit do të ketë10 mijë fëmijë më pakë në klasën e parë dhe 350 mësues rrezikojnë vendin e punës se nuk plotësojnë orët. Ndërkohë numri i studentëve për vitin 2021 bie me 12% ose 15 mijë studentë më pak. Ministrja Kushi:Reforma në Arsim nuk dha rezultat

 

Kushi: Reforma në Arsim nuk i dha rezultatet

Në prezantimin e planit për arsimin në 4 vitet e ardhshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi pranoi se Reforma në Arsim e realizuar rreth 6 vite më parë nuk i ka dhënë rezultatet që priteshin. Në foltoren e Kuvendit, ajo tha se këtë vit, qeveria ka krijuar ura bashkëpunimi me Universitete shumë të njohura europiane për të hartuar programe të përbashkëta studimi.

”Jemi të ndërgjegjshëm që reforma e realizuar para 6 viteve në arsimin e lartë nuk i ka dhënë të gjitha rezultatet siç priteshin. Ne nuk e mohojmë që ka shumë studentë që pasi mbarojnë shkollën e mesme detyrohen të shkojnë në Universitetet më të mira në Europë për të marrë shërbimin më të mirë.

Për këtë arsye kemi vendosur që një nga mekanizmat që do përdorim për të rritur cilësinë është bashkëpunimi i ngushtë me universitete prestigjioze ndërkombëtare. Kemi filluar iniciativa konkrete me Universitetin Boku në Vjenë, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të hartuar programe studimi të përbashkëta. Jemi duke punuar në bashkëpunim me universitetet publike shqiptare për të krijuar këto bashkëpunime. Do mbështesim edhe hapjen e filialeve të universiteteve më të mira në Shqipëri.

Universiteti teknik i Stambollit, që është më i miri në top listën e Universiteteve botërore. Theksoj ngritjen e bordit të ri të akreditimit në agjensinë për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë ku janw përfshirë profesorë shqiptarë dhe të huaj që punojnë në universitetet me të mira europiane dhe amerikane. Ne besojmë që do japin një kontribut në rritjen e cilësisë, por edhe për të krijuar ura bashkëpunimi atje në universitetet ku ata punojnë”.

Shkollat mbyllen se nuk ka nxënës, Kryeministri premton libra falas

10 mijë fëmijë më pak në klasë të parë, 350 mësues rrezikojnë vendin e punës

 

Përgjatë viteve qytetarët mërgojnë nga Shqipëria, për azil ekonomik nëpër Evropë, për të kërkuar shpresën e mbijetesës, sepse në vendlindjen e tyre nuk ka më punë, shteti ka ndërprerë edhe ndihmat ekonomike, nëse ke një copë televizori, nëse ke një gomar, nëse ke 3rrënjë ullinj. Si për ironi, vijon premtimi edhe në 2021për rritjen e vendeve të reja të punës të premtuar nga Kryeministri Rama në programin e vet qeveritar, më 2013-n. Ndërkohë, që çdo vit mbi 200.000 – 300.000shqiptarë aplikojnë çdo vit Lotarinë Amerikanë, si shpresën e fundit për t’u larguar përgjithmonë ngaShqipëria, sepse këtu ka vdekur edhe shpresa e fundit për t’i mbijetuar varfërisë dhe mjerimit. Kryeministri shkruan se, tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë nxënësit deri në klasën e 9-të, ndërsa për nxënësit e kategorisë në nevojë deri në mbarim të shkollës së mesme.  Por në të gjithë Shqipërinë janë regjistruar në klasë të parë vetëm 20235 fëmijë, rreth 10 mijë fëmijë më pak se në vitin e shkuar shkollor. Mësuesit rrezikojnë vendin e punës në institucionet arsimore për shkak të rënies së numrit të regjistrimeve.

”10 mijë fëmijë më pak do të thotë 350 klasa të para më pak, pra 350 mësues më pak të arsimit fillor. Ne para 5 viteve kemi pasur nga 6 klasa paralele, sot kemi 4. Ky problem ndihet e do të vazhdojë të ndihet edhe më shumë. Në Sauk, në shkollën ’28 Nëntori’, në shkollën time ku punoj ‘Marie Logoreci’ ka një klasë më pak”, tha Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Arsimit në Tiranë .

Në 20 vitet e fundit sipas të dhënave të INSTAT popullata e fëmijëve të ciklit 9 vjeçar ka pësuar rënie me 48%. Numri i ulët i regjistrimeve vihet re edhe në klasë të dhjetë, ku janë regjistruar 17 145 nxënës, 1.2% më pak se vitin e kaluar.

Kushti

Librin nxënësi duhet ta rikthejë sërish, në fundin e vitit shkollor, të paprishur, të pashkruar. Ndryshe, prindërit do t’i paguajnë këto libra të falura sot, shumë shtrenjtë në fund të vitit shkollor, nëse libri dëmtohet nga nxënësi!!!

Propagandohet për faljen e librave për nxënësit, por me kusht! Të mos griset, të mos shkruhet!Vetëm një libër që nuk hapet, që nuk lexohet, nuk mund të griset kurrë! Atëherë, përse kryeministri Rama i fal nxënësit të fillores një libër, që nuk duhet ta prekë, ta lexojë, të shkruajë mbi të? Si mundet kryeministri Rama të pretendojë nga një nxënës i moshës 6-9 vjeç të mos shkruajë Brenda librit, të mos e bëjë me njolla boje, të mos grisë një  fletë libri nga pakujdesia gjatë gjithë vitit shkollor, që të mos e paguajnë prindërit e tij këtë libër? Po në cilin vend të botës qeveria pretendon që t’u japë nxënësve libra të përdorura vite më parë? A nuk përmirësohen tekstet shkollore nga viti në vit? Ndërkohë janë hartuar 143 projekte prioritare, që kushtojnë 137 miliardë euro, por nuk ka asnjë projekt prioritar, që librat e nxënësve të jepen falas, pa detyrime që të rikthehen, për të gjithë shkollat, jo vetëm atë fillore. Për cilin nxënës pretendohet se shpërndan libra falas dhe, kur çdo ditë mbyllen shkolla, sepse nuk ka nxënës?

Ku janë 60 mijë fëmijë shqiptarë?

Gjatë 10 viteve të fundit, kërkesat për azil të fëmijëve nga Shqipëria, duke krijuar një gjeneratë të fëmijëve të vetmuar dhe të pambrojtur nga shfrytëzimi, skllavëria dhe krimi. Sipas Eurostat 10 % e fëmijëve janë larguar, mbi 82 % janë nën moshën 14 vjeç, rreth 45 % e të larguarve janë vajza dhe 55% janë djem.

Numri më i madh i fëmijëve azil-kërkues i përket vitit 2015, me rreth 18 mijë fëmijë, ndërsa gjatë vitit 2020 mbi 1700 fëmijë aplikuan për azil për herë të parë në një vend të BE-së duke e renditur vendin tonë në vend të 5-të, pas vendeve si: Afganistani, Siria, Iraku etj.

CRCA/ECPAT , që në mbledhjen e parë do t’i kërkoj Kuvendit të ri: Ku janë këta fëmijë? A janë të gjallë apo kanë vdekur? A janë skllavëruar ata për të shitur drogë apo kryer punë të paligjshme? A po ndjekin ata shkollën në një vend të BE-së apo janë duke lypur apo duke u shfrytëzuar seksualisht për të mbijetuar? Kush mban përgjegjësi për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria?

Bie me 12% numri i studentëve në 2021

Në vitin 2021 në auditorët e universiteteve do të ulen 12% më pak studentë ose rreth 15 mijë persona. Të rinjtë aplikojnë për azil dhe bursa në vendet e BEpër t’u arratisur nga Shqipëria.

Në vitin 2021, në auditorë ka rreth 124 mijë studentë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT.

Ky është numri më i ulët i studentëve, të paktën që prej vitit 2017, kur raportohen të dhënat. Numri i tyre është 5% më pak se në 2020-n. Ndërsa në krahasim me vitin 2017, në banka ka 12% më pak studentë. Tkurrja e numrit të studentëve reflekton tre dukuri kryesore. Së pari rënien e numrit të lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë. Së dyti, nivelin e lartë të emigracionit, sidomos tek të rinjtë. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në periudhën 2019-2020, rreth 23% e aplikimeve totale për azil ishin nga grup mosha deri në 14 vjeç. Së treti, vitet e fundit, shumë studentë zgjedhin që të ndjekin studimet e larta jashtë vendit.