Filip ÇakuliBabai im shet kuleçë…

    326
    Sigal

    (Tregim)

     Ishte dita e parë e shkollës. Fëmijët e klasës së parë, të veshur me përparëse të zeza dhe grykëse të bardha rrinin si mbi gjemba në banka, nëpër vendet që i kishte caktuar mësuesi. Herë shikonin njëri-tjetrin, herë mësuesin, i cili kish hapur regjistrin dhe seç po shkruante. Disa vazhdonin të bisedonin me zë, disa shihnin me kureshtje klasën, muret me harta e stenda,dërrasën e zezë ku me ca shkronja të mëdha ishte shkruar një gjë e pakuptueshme për ta: “Mirë se erdhët në shkollën tonë!”. Mësues Jani, një djalë me trup mesatar, i mbushur te shpatullat, me flokë të kuqërremtë e hundë të madhe e të tultë, la regjistrin dhe tërhoqi vëmendjen e klasës për qetësi. Për një çast u ndërprenë zhurmat dhe lëvizjet dhe fëmijët e shikonin mësuesin mu në kokërr të syrit. Jashtë koha ishte e ngrohtë dhe nuk frynte fare erë. Mësuesi hapi dritaren që ishte në krahun e djathtë të tavolinës së tij dhe iu drejtua nxënësit të bankës së parë. –Po ti si e ke emrin? – Hans,- foli fëmija nga vendi. – I kujt je? – I Bardhyl Tatazit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf