Fadil Kepi/ Pensioni për pedagogët, baxhierët, shoferët, teknikët e mesëm, mjekët dhe rrobaqepësit

    246

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë dhe të reduktuar

    Emigrantët, njehsimi i kontributeve

    Vitet e punuara në Shqipëri janë të vlefshme për të përfituar pension sipas legjislacionit të vendit tonë, pavarësisht nga nënshtetësia që mund të kenë emigrantët, ndërsa periudhat e punuara në Itali janë të vlefshme vetëm për të marrë pension sipas ligjit të atij vendi, pra, aktualisht vitet e punës për pension në dy shtete nuk bashkohen. Sqarime më të hollësishme ju mund të merrni në zyrat e hapura në shumë qytete të Italisë të quajtura “INAS PATRONATO ALBANIA”, ndërsa një zyrë e tillë për të sqaruar emigrantët funksionon edhe në Tiranë.

    Dokumentet për pension

    Dokumentet për pension keni të drejtë t’i plotësoni e t’i dorëzoni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, edhe para plotësimit të moshës së pensionit deri në një vit, ju ose një person tjetër që mund të autorizoni në Tiranë, të paraqitet të aplikojë duke plotësuar dokumentet që kërkohen si: libreza e punës, libreza e pagesës së kontributeve të sigurimeve vullnetare, fotokopja e kartës së identitetit, certifikata e gjendjes familjare, e martesës, etj.

     Të vetëpunësuarit në bujqësi

    Të vetëpunësuarit në bujqësi sigurohen nga mosha 16 vjeç, pavarësisht nga gjinia, kur banojnë në të njëjtin rreth apo qark, ku kanë marrë tokë dhe nuk janë të punësuar në sektor shtetëror ose privat. Meqenëse jeni e punësuar dhe e siguruar në sektor privat (qoftë dhe sektor shtetëror), nuk keni të drejtë siguroheni si e vetëpunësuar në bujqësi, por mund të bëni sigurime vullnetare, pavarësisht se keni punuar e siguruar. Për sqarime më të hollësishme ju rekomandoj të paraqiteni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf