Fadil Kepi: Pensionet për punonjësit e bankave, nënat me shumë fëmijë dhe emigrantët

    375
    Sigal

    Pyetje

    Një pensionist shkruan: për disa vite nga sigurimet shoqërore kam marrë njëkohësisht 2 pensione, familjar dhe pension pleqërie. Kohët e fundit sigurimet shoqërore kanë filluar ndalesën e shumave të marra tepër në masën 50% të pensionit mujor deri në vitin 2030. Meqenëse pensioni mujor është minimal rreth 14.400 lekë në muaj, kam kërkuar që ndalesa mujore deri në shlyerjen e detyrimeve të jetë më e ulët. Pyes, cila është baza ligjore në këto raste?
    Përgjigje
    Lidhur me problemin që keni, mbështetur në nenin 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore: Kur pensionistit i takojnë 2 pensione ka të drejtë të zgjedh njërin prej tyre, atë që është më i lartë. Për shembull, një person në moshën 54 vjeç përfiton pension të plotë invaliditeti. Në moshën 65 vjeç ai i plotëson kushtet për pension të plotë pleqërie. Në këtë rast, ai ka të drejtë të zgjedh mes dy pensioneve, atë me shumë më të lartë.
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf