Era e fortë rrëzon pemë në qytetin e Pogradecit

37
Sigal

Era e fortë ka thyer një pemë në shëtitoren e qytetit të Pogradecit në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”.

Punonjësit po bëjnë të mundur pastrimin dhe heqjen e pemës nga rruga, e cila aktualisht ka bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë kësaj të shtune, duke regjistruar reshje intensive shiu në zonat e ulëta dhe reshje bore në zonat malore.