ErionVeliaj: Punonjësit socialë heronjtë pa pelerina të Tiranës, Paketa e Rezistencës mbron pjesën më vulnerabël të shoqërisë

169
Sigal

Në Ditën Botërore të Punës Sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi masat e marra nga qeveria me Paketën e Rezistencës Sociale, që ndihmon pjesën më vulnerabël të shoqërisë, por ai shtoi se kjo duhet plotësuar edhe me ndihmën në terren nga vetë punonjësit socialë.Në takimin me një grup punonjësish socialë, ai i cilësoi ata heronjtë pa pelerina të Tiranës, që ndihmojnë këdo që ka nevojë në ditë të vështira.“Sot jemi në një situatë kur po impaktohemi nga lëvizja e bursës. Varemi shumë nga tregjet botërore dhe na duhet t’a shpjegojmë se shumë prej çështjeve që ne do të donim t’i zgjidhnim, nuk janë në dorën tonë. Mungesa e furnizimit nga një treg, impakton gjithë tregun dhe çmimi rritet sepse nuk ka aq shumë ofertë sa të përballojë kërkesën. Çfarë do të bëjmë? Do të mbrojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë. Unë e di se ka pasur njerëz që shkuan tek koncerti i Malumës dhe paguan 1000 euro për një fotografi me të. Por jetojmë në kapitalizëm, ka njerëz që i bëjnë gjëra të tilla. Une e di që ka edhe njerëz në protestë, të cilët i njoh personalisht, që kanë një flotë me makina, por politikisht u intereson të shkojnë aty. Nëse ne llogarisim që sot ushqimet e shportës mujore janë rritur me 25 mijë lekë, atëherë pagesa shtesë prej 30 mijë lekësh, për ushqimet e shportës, për ata që kanë pagat e ulëta, pensionet e ulëta, që janë me ndihmë ekonomike ose që trajtohen në qendrat tona sociale, është një kompensim që duhet bërë”, tha Veliaj.Ai shtoi se kushdo që ka mundësi, duhet të japë një dorë në këtë situatë të vështirë.“Për dikë që është bankier, apo që punon në kompani sigurimesh, jo vetëm që s’ka nevojë për këtë kompensim, por do ishte mirë që edhe ata të japin një kontribut. Ai komentoi edhe protestat e ditëve të fundit, kur tha se ata që i shfrytëzojnë këto protesta, së pari duhet të shërbejnë për dikë në nevojë, siç bëjnë çdo ditë punonjësit socialë.