Përgjimet e BILD/ “Arben Keshi nuk ishte në polici”, videoja që nxjerr blof Ramën

609
Sigal

Ditën e sotme gazeta gjermane “Bild”, publikoi 16 përgjime të reja në të cilën ishin përfshirë eksponentë të Partisë Socialiste, si dhe vet kryeministri Edi Rama.

Në një përgjim të publikuar nga gazeta gjermane, dëgjohet kryeministri Edi Rama, teksa komunikon Arben Keshin dhe pyet nëse është arritur objektivi që kishin parashikuar për zgjedhjet.

Pak pas publikimit të audio-përgjimit, Rama reagoi duke u shprehur se Arben Keshi nuk ka qenë I punësuar në polici në kohën në të cilën është regjistruar përgjimi.

Por, në një video e publikuar në “Top Channel”, e cila mban datën 28, nëntor 2017, shfaqet Arben Keshi i cili flet në cilësinë e shefit të komisariatit të Bulqizës.

Pra, Rama u shpreh se Keshi nuk ishte në polici në periudhën e përgjimeve, por pak muaj nga zgjedhjet ai shfaqet si shef komisariati në Bulqizë. Nëse nuk ka qenë shef në atë periudhë, me siguri që ka patur një post të rëndësishëm në policinë e Bulqizës.

Postimi i plotë

Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë.

PËRGJIMI 1  (Biseda e Ramës me Arben Keshin)

Arben Keshi: Hë shefi

Edi Rama: Hë mo si duket

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja

Edi Rama: Cfarë do të bënim ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo

Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?

Arben Keshi: Po po në rregull

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit.