Nënë , moj, më mori malli,
Për atë lotin tënd të rrallë,
Male e dete kalëruar,
Veç një çast për të parë
Frynë kjo era e tërbuar,
Nuk më lë të fluturoj,
Ngriti valë, më mbylli shtigjet,
Si të vij të të takoj?
Gri është qielli në kurbet,
Lotët derdhen si lumenj,
Dielli me një reze duket,
Ju betohem, nuk gënjej!
Vargëzoj për ty moj dritë,
Digjet shpirti pa kuptuar,
Zemra fërgëllon përditë,
Dridhet dora, do të nuk shkruan
Nënë, moj, më mori malli,
Dil o xhan në anë të detit,
Nis një fjalë si shi behari,
Shpirti thahet, malli s’tretet.
EDENI IM
U linda dhe u rrita në Eden,
Shtëpi-ngjitur, lagur nga Vjosa,
Përtej maleve, ku ndrin dielli,
Dhe kodrash çelin lule vjollca
Një krahë i detit luante me erën,
Kur Adriatiku ngrinte Jugën stuhi,
Tek përthante baltën e rrugicave,
Ku loznim kukafshehtas , unë dhe ti.
Pulsi i vajzërisë rrihte fort,
E dita më dukej një sekondë,
Në prehër ulej mëngjesi i ngrohtë,
Tej horizontit, Sazani në sfond…
Në fytyrën e fushave të blerta,
Pikonte fati pikë-pikë si vesë,
Dhe hëna e plotë varuar në qiell,
Kalonte andej, e mbillte shpresë.