Djali 7-vjeçar vret babain, efektiv i FNSH-së

307
Sigal

Një djalë 7-vjeçar ka vrarë babain e tij, punonjës i FNSH-së. Fëmija, mësohet se e qëlloi babain, me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kopshtit Zoologjik, ku babai po luante bilardo dhe i mituri e vrau me armën e shërbimit.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.