Banorët e Kurbinit kundër projektit të ARRSH: Rrugët dytësore dëmtojnë tokën bujqësore

279
Sigal

Banoret e fshatit Prozhem në Fushe-Milot të Kurbinit kundërshtojnë projektin e nisur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për rrugët dytësore, pas mbylljes që do ju bëhet hyrje-daljeve të autostradës Durrës-Kukës.

Këtë të dielë, banorët dolën në protesta pasi sipas tyre, projekti i dëmton tokën bujqësore dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet.

Sipas banorëve, rrugët dytësore duhet të ndërtohen në gjurmët e atyre ekzistuese pa i prekur tokën e tyre, me të cilën sigurojnë të ardhurat.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë vijimin punimeve në pronat e tyre nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë.