Dëshira Haxhiu/ Kur nuk ke ardhur, s’ke si të ikësh!

    322
    Sigal

    Agimeve të tua

    unë vij kalëruar

    merre po deshe dhe natën time

    nuk do gaboj, sa kam gabuar…

    Në të gdhirë

    ti vodha ca lot

    i përtypa rënkimesh

    vetmuar sa dhe askush tjetër!

    Ashtu të heshtur

    pranë të mbaj zhuritur

    kësaj hapësire të lagësht…

    dhe heshtja ka nis të trembet !

    Tej lotëve

    më dukesh si engjëll

    s’ka ardhur ora të ikësh

    kaq thjesht s’mund të largohesh !

    Për inat të lotëve.

    nisu pa frymë

    me magjinë tënde të çmendur,

    ke udhë, për të bërë siluetash !

    Koha humbet

    pasqyrave të lotit

    po deshe, jeto jetës time

    kur nuk ke ardhur, s’ke si të ikësh !