Dekani i Drejtësisë: Një mundësi e dytë për maturantët që nuk janë shpallur fitues

    350
    Sigal

    Zyrtare/Fazë e re aplikimesh për sistemin me kohë të pjesshme në universitete deri më 15.11.2012

    Eshtë hapur sërish një fazë e re aplikimesh në programin e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë. Kjo fazë e re aplikimesh do të zgjasë deri në datën 15.11.2012. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, aplikimet për këtë fazë të dytë do të kryen nga ora 8:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të IAL publike. Në lidhje me këtë fazë të  dytë aplikimesh ka folur për “Telegraf”, dekani i Fakultetit të Drejtësisë Ph. D., Dr Altin Shegani, i cili ka theksuar se është një shans tjetër për atë pjesë të kandidatëve që nuk kanë arritur që të shpallen fitues në një program studimi. “Është një mundësi e dytë mjaft e mirë që u vjen në ndihmë asaj pjese studentësh që nuk janë shpallur fitues. Kjo është si një fazë rialokimi që po bëhet” theksoi zoti Shegani. Por gjithsesi ende nuk është bërë e ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se sa do të jetë numri i pranimeve në këtë faqe, për programin e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë bën të ditur dekani i Fakultetit të Drejtësisë.

    Procedurat që duhen ndjekur

    Në këtë fazë të dytë për aplikimin e programit të studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë është përcaktuar data 15 nëntor si afati i vlefshëm. Në udhëzimin e MASH, në lidhje me këtë fazë thuhet se: “Aplikimi i kandidatëve në programin e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distance, të zhvillohet deri në datën 15.11.2012, prej orës 8:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të IAL publike.” Ndërkohë që dekani Shegani bën të ditur se: “sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë ku janë shpallur fitues, të zhvillohet nga data 19.11.2012 deri në dalën 23.11.2012, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të Institucioneve publike të Arsimit të Lartë.

    Nuk lejohen studentë në dy programe studimi

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur institucioneve përkatëse edhe procedurat që duhet të ndiqen pas mbylljes së fazës së aplikimit dhe të regjistrimit. Sipas udhëzimit të Ministrisë: “Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, Institucionet publike të Arsimit të Lartë të dorëzojnë në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKJP), deri në datë 30.11.2012, listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar, për të marrë numrin e matrikulimit. Kandidatët që rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi të ciklit të parë, ose të dytë, me kohë lë plotë apo të pjesshme, në IAL-të publike, nuk marrin numër matrikulimi. AKP pas verifikimit i kërkon IAL-ve f i çregjistrojë ata”.