Banorët e Durrësit në protestë, 4 muaj pa marrë bonusin e qirasë

48
Sigal

Prej 4 muaj banorët e Durrësit pa bonusin e qirasë

“Qytetarët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti, protestë para bashkisë së Durrësit”,

PL ka denoncuar këtë flakje në rrugë që pushteti vendor i bën qytetarit duke mos mbajtur premtimin për bonusin e qirasë, por milion euro shkojnë për lukset e pushtetarëve.

Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Anisa Ibraj deklaroi: “ditën e djeshme banorë të pallatit numër 21 të lagjes 7, në Durrës, kanë protestuar para bashkisë”. Arsyeja e protestës ka qenë tortura që kanë përjetuar përgjatë këtyre 4 viteve në shtëpi me qira, pavarësisht se pallati ka përfunduar punimet shumë muaj më parë”,- vazhdoi ajo. Gjithashtu, shtoi:  “Këto familje nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej 4 muaj”. Ditën e djeshme banorë të pallatit numër 21 të lagjes 7 në Durrës, kanë protestuar para bashkisë. Arsya e protestës ka qenë tortura, që kanë përjetuar përgjatë këtyre 4 viteve në shtëpi me qira, pavarësisht se pallati ka përfunduar punimet shumë muaj më parë. Gjithashtu këto familje nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej 4 muaj. Duket qartë që e ashtu quajtura Kryetare e Bashkisë tallet me banorët e prekur nga fatkeqësia e 26 nëntorit.

Lagja 21  në Bashkinë e Durrësit nuk ka marrë bonusin e qirasë prej 4 muaj ndërkohë procesi i rindërtimit është mjaft i ngadaltë.

Grupi i këshilltarëve të Bashkisë Durrës do kërkojë llogari deri në zbardhjen e kësaj problematike në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, ku fton dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti. Rilindja do mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe neglizhencën, që tregojnë ndaj qytetarëve të Bashkisë së Durrësit. Ne anëtarët e këshillit do të marrim masa dhe do takojmë banorët, që nuk janë strehuar ende për të sqaruar shkaqet dhe pengesat që vijnë nga shteti i korruptuar dhe i keqqeverisur, ku oligarkët, objektiv kanë të mbushin xhepat e tyre, e jo t’i shërbejnë popullit. Katër vjet pas tërmetit në Durrës vijojnë të trajtohen me bonus qiraje rreth 2400 familje. Prej rreth 4 vitesh ata presin të kthehen në shtëpitë e tyre, por për shkak të zvarritjes së procesit të rindërtimit ende nuk kanë një banesë të tyren. Mosmarrja prej 3 muajsh tashmë e bonusit i ka vendosur në kushte të vështira ekonomike,, ndërkohë që burime në bashki bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se janë në pritje të lëvrimit të fondit përkatës nga buxheti i shtetit për të vijuar më pas me shpërndarjen e parave. Dhënia e bonusit të qirasë është shoqëruar shpeshherë me vonesa disa mujore në Durrës dhe në jo pak raste banorët janë ankuar gjatë protestave të zhvilluara përgjatë këtyre viteve para bashkisë. Pak javë më parë, në bashki u zhvilluan 2 shorte publikë ndarjen e apartamenteve për 35 familje durrsake, që përfituan banesa të reja në dy pallate të rindërtuara në dy lagje të qytetit. Ndërkohë, ende nuk është dorëzuar asnjë nga pallatet e ndërtuara në sitin e Spitallës, pavarësisht se burime zyrtare vendore patën konfirmuar se godinat e para do të ishin gati në dhjetor të vitit të kaluar. Aty janë planifikuar të ndërtohen rreth 1000 apartamente për të pastrehët e tërmetit, ndërkohë që i gjithë siti pritej të përfundonte pranverën e këtij viti. Nga ana tjetër, ende vijojnë punimet për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, nxënësit e të cilave për të katërtin vit rradhazi zhvilluan mësimin pasdite në shkolla pritëse.

Godinat arsimore janë duke u rindërtuar me fondet e BE-së, në kuadër të programit EU4Schools, ndërsa projektet zbatohen nga UNOPS.